Është me tër mënd për tu çuditur me ne Shqiptarët. Jemi një nga vendet më të varfra në Evropë, jemi një nga vendet me korrupsionin më të madh, jemi një nga vendet me emigrimin më të madh, kemi papunësi, na qeverisin akoma komunista dhe ne kurrë nuk u ngritëm të protestojmë kundra këtyre dukurive.
Përkundrazi kur dikush del dhe shpreh haptazi preferencat e tij seksuale ngrihemi në këmbë dhe protestojmë. Megjithëse kemi shumë probleme të mëdhaja në shoqërinë tonë, ne zgjedhim të përqendrohemi tek homoseksualiteti i dikujt!
Në të njëjtën kohë pretendojmë të hyjmë ne Bashkimin Evropianë! S’kemi kuptuar akoma se problemi kryesore i shoqërisë tonë është mentaliteti i gabuar, një mentalitet i mangët që na lë mbrapa.
Nuk është problemi jonë që ka Shqiptarë homoseksual, problemi jonë qëndron tek mos zhvillimi si shtet dhe si komb.
Mos zhvillimin e shoqërisë tonë duhet te luftojmë, prapambetjen tonë ekonomike duhet të luftojmë, njerëzit e paaftë duhet te luftojmë. Këto janë problemet tona, për këto duhet te ngrihemi dhe te protestojmë.
Mbi të gjitha s’duhet të lëmë disa të prapambetur të përfaqësojnë Shqiptarët, s’jemi ne ATA.
Të prapambeturit, njerëzit e paaftë, idiotët, katundarët s’janë Shqiptarë. Janë thjesht njerëz të pa qytetëruar dhe s’duhet të lëmë kurrë ata të bëjnë ligjin dhe te përfaqësojnë kombin tonë.
Kemi njerëz te aftë, me atdhedashuri, me dituri dhe vlera, të cilët duhet të jenë pasqyra jonë, udhëheqësit tanë për një Shqipëri të përparuar dhe moderne.

