Fara e demokracisë u hodhë në Shqipëri menjëherë pas rënies se sistemit komunist. Por ndryshimet politike që kanë ndodhur në vendin tonë nuk i përkasin në asnjë mënyrë lules të demokracisë te cilën, lulezimin e saj, shoqëria Shqipëtare, ëndërronte dhe vazhdon të ëndërroj.
E vërteta është se demokratizimi i një shteti nuk mundë të ndodhi nga dita në ditë, por është e vërtet gjithashtu, se u plotësuan gati 20 vjetë që Republika e Shqipërisë ka në prehërin e saj demokracinë, por ajo nuk zhvillohet. Pra, të gjithë e dimë se dicka nuk shkonë ashtu sic duhet.
Dihet se rruga më e saktë për të krijuar një demokratizim të suksesshëm është ndërtimi dhe inkuraimi i institucioneve demokratike. Dicka që sigurisht nuk është as e lehtë, as e thjeshtë. Në Shqipëri kemi Polici Rrugore (dhe shume klasa te tjera shoqërore) me pag mujore 300 mij lekë – lekë këto që mezi sa dalin (apo nuk dalin?) për ushqimin e një familje - dhe një pushtet gjuqësor që jo vetëm ështe i njejti, në thelbin e tij të paktën, me pushtetin ekzekutiv, por mafia e organizuar bën tentative vrasjeje, ose vret gati cdo vitë gjykatës. Arsyeja nënkuptohet. Nuk janë dakort me vendimet e gjykatës. Keto janë vetëm dy fakte që hapin nje thesë me gabime te panumërueshëme të politikës Shqipëtare. Secili nga ne, mundë të kujtoj shumë probleme te tilla nga ana e politikanëve, por cdo kush harron se shumë herë ne jemi brënda në këtë korrupsjon dhe është në dorën e cdo kujt të dali nga ky pozicion.
Nje rrugë tjetër, gjithashtu efikase, është ndërtimi i strukturave shoqërore, dhe vlerave te cilat do përforcojnë demokracinë. Nevoja më e madhe në një shoqëri-sidomos atë Shqipëtare- është besimi shoqëror i cili me radhën e tij lind lidhje reciprokësie, ose më Shqip, ndërsjellshmërie. Por që të ndodhin këto dhe shumë të tjera, që do udhëheqin Shqipërinë vërtet drejtë Europës, duhet cdo Shqipëtar, në cdo vënd të botës te zgjohet nga gjumi, dhe të ndaloj ëndërrat. Sepse vetëm një gjë është e sigurt, që demokracia nuk troket tek dera, as nuk ta sjellin te tjerët, por fitohet me vepra, dhe shumë herë me luftë...
S.Lamaj

