Profesionet joshëse!

Αξιολόγηση Χρήστη: / 0
ΧείριστοΆριστο 

Beqarët fillojnë të mendojnë seriozisht për partnerin e tyre afatgjatë vetëm pasi kanë mbaruar studimet e larta dhe në përzgjedhje ndikon më shumë se çdo gjë tjetër profesioni

Kërkuesit e Universitetit të Bremenit dolën në përfundim se profesionet që kanë më shumë sukses janë arkitektura dhe mjekësia. Avokatët apo profesorët janë ata që kanë gjithashtu më shumë sukses me seksin e kundërt.
“Niveli ekonomik dhe të ardhurat luajnë një rol kryesor kur vjen puna për përzgjedhjen e “kandidatëve”. Gjithashtu arsimimi dhe pozita shoqërore janë dy faktorë të tjerë thelbësorë”, shpjegon profesori Uwe Engel.
Profesionet që pëlqejnë sekset e kundërta:
Femrat pëlqejnë më shumë meshkujt: mjekë, arkitektë, psikologë, hetues, shkencëtarë, policë, profesorë, avokatë, gazetarë dhe inxhinierë.
Ndërsa meshkujt pëlqejnë më shumë femrat: avokate, stjuardesa, mjeke, drejtoresha, hetuese, arkitekte, inxhiniere, stiliste dhe mësuese.

 

Profesionet  joshëse!