Albanians.gr Portali Kryesor i Informimit dhe i Argëtimit për Shqiptarët në Greqi

Monday, May 20th

Last update:06:59:03 PM GMT

Çfarë është obeziteti dhe cile njerëz janë obez ?

Αξιολόγηση Χρήστη: / 17
ΧείριστοΆριστο 

Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt.

Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).

BMI = Pesha / Gjatesia2 ( Kgr/m2 )

Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30.

Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !

 

Klasifikimi

BMI

Nënpeshe

<18,50

Peshe normale

18,50 - 24,99

Mbipeshe

25,00 – 29,99

Obez

>30

Klasifkimi i te rriturve ne baze te BMI

 

Nga vjen obeziteti?

 

Etiologjia e obezites eshte shumefaktor, por shkaku themelor eshte ngrenja e tepert...Obezita mund ti ndodhe te gjitheve. Megjitheate disa grupe jane me shume ne rrezik te behen te obez. Faktore te tjere qe lidhen me obezen jane :

  • Stresi, lodhja, trishtimi

  • Mosha

  • Disa ilace

  • Çrregullime hormonale

  • Nderprerja e pirjes se duhanit ( kjo nuk do te thote qe te pini duhanin, perkundrazi )

  • Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise

  • Trashëgimia

 

Cfare semundje dhe problme shendetesore shkakton dhe rendon obeziteti ?

 

Obeziteti eshte nje situate shume renduese per shendetin dhe eshte e lidhur me shume semundje :

  • Zemra ( infrakt ne zemer )

  • Sistemi i eneve te gjakut ( tensioni i gjakut, athirosklirosis )

  • Sistemi I frymemarrjes ( syndrome kufizues, apnea ne gjume )

  • Sistemi hepato-temth ( gure ne melci, dhjamth ne melci )

  • Hormone dhe funksionet metabolike ( diabet, kolisterol etj )

  • Funksioni i veshkave

  • Nyejt dhe muskujt

  • Lekure

  • Rrezik kirurgjikale

  • Crregullime riprodhuese dhe funksione seksuale

  • Crregullime psikollogike dhe sjellje shoqerore …etj

 

Si mundet njerezit obezit te humbasin kilet e teperta ?

 

E para duhet te vendosin me siguri qe duan te humbasi kilet, ti nenshrohet nje seri analizave laboratike te gjakut ( p.sh kolisterol, hormonale etj ) per te indetifikuar shkakun e obezites dhe pastaj ti drejtohet nje dietologu i cili do pergatisi nje diete ne nevojat dhe zakonet e pacientit

 

Ndihme te madhe mund te ju ofrojne keto rregulla – keshilla :

 

  • Ndiqni nje diete me te gjitha grupet e ushqimeve e bazuar me rekomandimet e dietes mesdhetare. Perjashtoni ushqime qe kane shume yndyra dhe sheqer.

  • Zgjidhni dhe perdorni produkte me pak sheqer ( produkte light ). Pakesoni sheqerin e thjeshte, sheqerin ne embelsirat, pijet me gaze, lengjet nektar. Sa me rralle ne dieten tuaj aq me mire.

  • Zgjidhni dhe perdorni qumesht dhe kose me pak indyre 1,5 – 2 %

  • Mos perdorni produkte me shume kripe per shembull : snack, arra dhe bajame me kripe , sallamra dhe djathe te kriposura. Shume kripe lidhet me tensionin e larte, me semundje zemre etj

  • Perdorni 5 rracjone fruta dhe perime cdo dite te fresketa e te kohes. 1 rracjon frute = 1 molle ose portokalle ose dardhe mesatare. 1 rracjon perimesh = 1 flixhane nes kafeje domate ose kastravec etj

  • Vaji kryesor per gatesen tuaj duhet te jete vaj ulliri. Mos perdorni shume gjalpe dhe vajra te tjera. Konsmoni peshke 1-2 here ne jave te cilet kane omega3

  • Perdorni «drithë» qe kane fibra. Drithë ( carbohydrates) me fibra jane makaronet, orizi, patate, pulse por te gatuara me pake vaje

  • Pakesoni konsumimin e alkoolit

  • Te beni stervitje cdo dite. 20- 30 min ecje ju ndihmon te keni nje peshe ideale.

  • Pini uje…shume uje 8 – 10 gota te pakten cdo dite

 

Ilacet dhe operacionet jane efektive per trashjen ?

 

Ilacet qe perdoren per trajtimin e obezites fshehin shume rreziqe per shendetin e njeriut. Nuk ndihmojne per uljen e yndyres te trupit, perkundrazi sjellin probleme.

Operacionet kirurgjike eshte metoda e fundit per trajitmin e obezites dhe duhet te kene BMI ≥ 35 por jane te lidhura me semunderi dhe vdekshmeri

 

Dieta me e mire dhe e vetmja me rezultate reale dhe te perhershme eshte dieta e ekuilibruar qe furnizon trupin me kalorite e duhuara duke kombinuar te gjitha ushqimet por me sasi te vogela !!!

 

Aleks Pepa

mjeke

Dietolog ( clinical dietitian – nutritionist )

e-mail : Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από κακόβουλη χρήση. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε την Javascript για να τη δείτε. Athine

 

Çfarë është obeziteti dhe cile njerëz janë obez ?
Artikujt e funditArtikujt me te lexuarArtikujt e radhes