Në trurin e femrës gjatë orgazmës shkaktohet panik i paparë,një luftë e ëmbël,protestë e ngjyrave.Ndoshta këtu shpjegohet edhe ajo fjala që thonë shumë femra
,se gjatë momentit që janë në orgazmë,shikojnë yje të vegjël.Sigurisht që pak më lart bëmë shaka për ngjyrat,por tashmë po shkruajmë për paraqitjen e imazheve magnetike ,të cilat regjistrohen për herë të parë në trurin e një femre gjatë orgazmës.Shkencëtarët britanikë që bënë eksperimentin dhe panë imazhet magnetike e kanë përshkruar si ... brain symphony,si një copë shumëngjyrëshe dhe si një muzikë që është duke luajtur në trurin e femrës.
Orgazma në trurin e femrës stimulon më shumë se 80% (!) të trurit,siç duket edhe në pamjet magnetike.
Femra në të cilën u bë eksperimeti ,ishte një...54-vjeçare sex-therapist e cila doli vullnetarisht për tu ulur në skanerin magnetik.Në video regjistrohen nivelet e oksigjenit të gjakut në tru.Ngjyra e kuqe tregon momentin që femra po arrin në orgazmë dhe me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë rgjistrohet momenti i orgazmës.Siç do shikoni edhe në video,në ato momente,i gjithë truri ...shkëlqen!
Eksitimi fillon me ..shkëndija të vogla në lëvoren ndijore dhe shumë shpejt përhapet pothuajse kudo në tru.
Më pas përhapet në pjesën e emocioneve dhe kujtesës dhe më pas lirohet një lëndë kimike ,e cila quhet oksitokin.
Studjuesit shpresojnë se me ndihmën e përdorimit pajisjes magnetike,do të ndihmojnë shumë femra që të arrijnë në orgazmë.


