Komplikohet çeshtja e stadiumit

Αξιολόγηση Χρήστη: / 1
ΧείριστοΆριστο 

Ka marrë një rrjedhë të çuditshme e aspak normale çështja e stadiumit të ri kombëtar që pritej të ndërtohej brenda këtij viti,

si një dhuratë për sportdashësit shqiptarë në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë e kanë dashur stadiumin me shpirt, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga marrja e vendimit dhe firmosja e kontratës midis qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ende nuk ka asnjë hap të nisjes së punimeve dhe ka shumë gjasë që stadiumi i ri të mbetet një projekt-ide në letër për shumë vite, me një paqartësi të pazakontë për impiantin që mendohet të jetë fytyra e futbollit shqiptar në të ardhmen.

Problemi është koklavitur sidomos te financat, pasi qeveria indirekt ka shprehur mungesën e parave si pasojë e krizës financiare. Por pas një itinerari të shkurtër në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe interesimit mbi projektin mëson shpejt se problemi nuk është te kriza financiare dhe që shteti nuk ka lekë, por se shteti ka vënë çmim për truallin e “Qemal Stafës”, pasi aty mendohet të ndërtohet stadiumi i ri. Sipas vlerësimeve që ka bërë shteti, në këtë rast Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, trualli në fjalë vlen 55 milionë euro dhe shteti (në këtë rast institucioni qeveritar) ka kërkuar në federatë që të merret parasysh fakti se vlera e truallit do të përdoret për kompensimin që vetë qeveria duhej të paguante për ndërtimin e stadiumit (25 % e shumës).

Duke ditur se vlera e stadiumit të ri nuk shkon më shumë se 45 milionë euro, qeverisë i duhet të paguajë (sipas logjikës së saj) afro 12 milionë euro dhe nga shuma që mbetet prej shitjes së truallit, duhet të përfitojë nga FSHF një shumë prej mbi 40 milionë euro, aq sa bën i gjithë ndërtimi i stadiumit. Një logjikë e tillë e analizës së situatës ka bërë që të tensionohet FSHF, e cila jo vetëm që nuk është dakord mbi këtë “projekt” të MTKRS-së, por ka bërë të qartë shkurt fare se asaj në këto kushte nuk i intereson ndërtimi i impiantit pikërisht aty ku ndodhet sot “Qemal Stafa”, por në një vend tjetër,m mundësisht në Durrës apo në ndonjë qytet tjetër, ku trualli është më i lirë dhe masa e investimit shkon më pak. Por qeveria ka një marrëveshje me FSHF-në për ndërtimin e një impianti kombëtar sportiv në Tiranë dhe këtu palët janë pleksur keqas. Asnjëra prej tyre nuk tërhiqet dhe të dyja insistojnë në të drejtën e tyre. Sherri ka nisur dhe të dy palët janë pozicionuar në llogoro, duke akuzuar për pabesi, teksa ata që humbasin nga këto sherre janë sportdashësit dhe sportistët, që duan të shohin Shqipërinë me një stadium modern në 100 vjetorin e shtetit të pavarur shqiptar.

Marrëveshja

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” është një shoqëri aksionare që varet nga federata dhe nga MTKRS-ja. Kur është bërë marrëveshja e re midis qeverisë dhe FSHF-së, pra kur Berisha dhe Duka shtrënguan duart në prani të kreut të UEFA-s Mishel Platini, u trumbetua me të madhe se stadiumi do të ishte gati për 28 nëntor 2012, pra me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Por problemi është koklavitur në një mënyrë të tillë që duket e është vënë në rrezik serioz ndërtimi i impiantit. Zyrtarët e FSHF- u shprehën dje se asetet që përmban stadiumi “Qemal Stafa” (nënkuptohet trualli) duhej t’i kalonin shoqërisë së re aksionare, pra të stadiumit të ri. Kjo shoqëri regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe merr të drejtën e pasjes në pronësi të stadiumit të ri. Por pikërisht këtu ka dalë “kleçka”, pasi shteti nuk dëshiron që në shoqërinë e re aksionare që do të jetë pronë e FSHF-së të përfshihet si “dhuratë” trualli i stadiumit “Qemal Stafa”. Në marrëveshje nuk ishte parashikuar në detaje ky tregues dhe këtu ka nisur abuzimi. Federata pretendonte që asetet të kalonin në trajtën e 75% me 25% midis saj e qeverisë, ashtu siç ishte marrëveshja për investimin e stadiumit të ri. në atë kohë u vlerësua se projekti kushton 60 milionë euro nga të cilat 15 milionë euro do t’i mbulonte qeveria. Por kështu si po shkojnë gjërat, sportdashësit shqiptarë duket se do të mbesin pa stadium modern edhe për disa vite.

 

Komplikohet çeshtja e stadiumit