Skandali ne Greqi, policet greke masakrojne shqiptarin

Αξιολόγηση Χρήστη: / 6
ΧείριστοΆριστο 

Skandali ne Greqi, policet greke masakrojne shqiptarin


Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Larises. Policet e komisariatit kane gjuajtur emigrantin shqiptar mbi 80 here ne te dy duart me nje shufer metalike.




Larisa- Një tjeter rast dhune në Greqi prej disa elementëve në gjirin e policisë helene. Lajmi është publikuar dje në mbrëmje për t’u bërë sot lajm kryesor, të paktën tek gazetat lokale të qytetit të Larisës ku ka ndodhur ngjarja. Pasditen e djeshme sekretari i Shoqates së Shqiptareve ne Larisa z, Agim Dodaj ka rënë pre e dhunës policore pa asnjë shkak.

Sipas denoncimnit të tij, te bëre para kamerave të televizioneve greke, atij i ishte bërë presion nga një person anonim i cili e kishte marre ne telefon në kohen qe ndodhej ne shtepi. Pasi ka dale ne rruge, Dodaj ka vene re se po ndiqej nga nje makine e dyshimte pa targa. Duke pare situaten ai ka lajmëruar edhe kryetarin e shoqates se emigranteve z.Engjell Mici dhe me pas kane shkuar në polici për të denoncuar këtë fenomen. Por atje policët grekë pasi e dëgjuan në fillim e kane vecuar në një dhomë tjetër, i kane marrë telefonin dhe i kanë treguar disa fotografi të dy kushërinjve të tij që janë shpallur në kërkim për një krim të kryer vite më parë duke i kërkuar të dhëna se kur i kishte parë për herë të fundit dhe se ku fshihen .

Emigranti shqiptar ka mohuar t’I kete takuar se fundmi duke u shprehur se ka vite pa i parë dhe se nuk jetojnë më në Greqi. Pergjigjia e tij ka nxehur policet greke, qe sipas denoncimit te Dodaj, menjehere me pas
e kanë gjuajtur mbi 80 herë në të dy duar më një shufër metalike ndërsa e kane detyruar t’i fuste duart dhe në një enë me ujë të ftohtë. Përvec kësaj sic shprehet ai për mediat greke policet kanë ushtruar edhe dhunë psikologjike duke i thënë se nëse nuk tregonte do ja sillnin gruan e tij shtazënë atje që të lindte brenda në qeli. Në fund madje policët e detyruan të zhvishej dhe vetëm kur ai filloi të qante njëri prej tyre e la të vishej . Para tij në qelinë e hetimit janë shfaqur edhe dy dëshmitarë të rremë të cilët dëshmuan se e kishin parë pak kohë më parë me dy kushërinjtë e tij kriminelë.

Kjo skenë dhunë zgjati më shumë së tre orë dhe më pas policët e kanë lënë të lirë emigrantin shqiptar i cili nuk ndjehej mirë dhe së bashku me kryetarin e shoqatës kanë shkuar në spitalin e qytetit. Sipas deklaratës së mjekut ligjor, personi ka goditje me mjete të forta në duar dhe në kokë. Më përgjegjësinë e tij Agim Dodaj ka kërkuar të iki nga spitali pavarësiht se mjekët e kanë këshilluar të rrijë të paktën një natë.
Pas berjes publike te ngjarjes të parët që u ndodhën në krah të emigranti ishin zyrtarët e ambasadës shqiptare në Athinë, të cilët kanë komunikuar me autoritetet greke dhe kanë denoncuar dhunën.

Prej ditës së djeshme sipas disa burimeve qeveritare ngjarja është bërë e njohur tek vetë ministri grek i Brendshëm Prokopis Pavlopulos I cili sic thuhet ka urdhëruar të hapet menjëherë një hetim. I pyetur nga vetë gazetat lokale për denoncimin e z.Dodaj, shefi i pergjithshem i policise se prefektures se Thesalise z.Kostandinos Kasapakis ka deklaruar se eshte ne dijeni te denoncimit qe eshte kryer ne polici dhe ne prokurori . “Jam I vendosur që kjo ceshtje te zbardhet sa më shpejt dhe do të hetohet me imtesi cdo detaj. Ne keto ceshtje nuk bejme leshime. Eshte politika konsekuente e policse greke te hetohet ne thelb cdo denoncim. Nuk ka per te ngelur asgje e fshehte dhe ne se konkludohet se ekzistojne pergjegjesi te policeve greke ,atehere ata do te denohen sipas ligjit- eshte shprehur ai tekstualisht.

 

ballkanweb

 

Skandali ne Greqi, policet greke masakrojne shqiptarin