Kriza greke: Të burgosurit shqiptarë denoncojnë mungesën e ushqimit dhe ujit
Duket se situata e vështirë që po kalon Greqia ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e burgjeve. Sipas mediave janë shtuar rastet e të burgosurve shqiptarë të cilët kanë denoncuar mungesën e ujit dhe ushqimit.Një i burgosur i burgut të Patras me inicialet F.R ka telefonuar në një media shqiptare duke treguar kushtet e vështira ku po jetojnë pa ngrohje dhe medikamente, ndërsa së fundmi është ndjerë edhe mungesa e ujit dhe ushqimit. Më tej ai thotë se ka qenë vetë drejtori i burgut i cili ka deklaruar se nuk ka më fonde.“Ushqimi mungon nga dita e djeshme, ngrohja dhe ilacet kanë munguar shpesh, nga dita e djeshme është ndërprerë ushqimi komplet. Sot në mëngjes takuam drejtorin e burgut dhe na tha qartë se nuk ka ushqime, është puna juaj se çdo bëni. Nuk ka asnjë fond”, – ka treguar i burgosuri.E vështirë duket se është edhe gjendja në burgun e Koridhalos në Athinë. Një tjetër i burgosur me iniciale L. P ka denoncuar edhe ai kushtet e vështira pas hekurave ku prej 24 orësh u mungon edhe ushqimi. Ndërkohë ai thotë se drejtoria i ka sqaruar se pret zgjidhjen e problemit nga ministra.


