
TIRANË-Të shtunën më 21 janar 2012 në orën 11.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Do të zhvillohen homazhe nderi për viktimat e 21 janarit
.Përvec qytetarëve në homazh do të marrin pjesë edhe forca politike. Një vit më parë në 21 janar humbën jetën 4 dëshmorë, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi e Aleks Nika të vrarë nga plumbat vetëm e vetëm sepse protesuan . Kjo ngjarje e dhimbshme në historinë e vendit ka shënuar me njollë turpi demokracinë shqiptare, ndaj partitë e koalicionit opozitar kanë kërkuar që drejtësia të thotë sa më parë fjalën e saj për këtë ngjarje tragjike, ku u vranë 4 veta.Ftohen qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të marrin pjesë në homazh për të nxitur prokurorinë për zbardhjen e tragjedisë, dhe shlyerjen e kësaj njolle historike për demokracinë shqiptare.