Albanians.gr Portali Kryesor i Informimit dhe i Argëtimit për Shqiptarët në Greqi

Wednesday, Feb 08th

Last update:05:40:18 PM GMT

Gjoni: Vizat, brenda 2010-s

Αξιολόγηση Χρήστη: / 0
ΧείριστοΆριστο 

Gjoni

 

Menjëherë pas përfundimit të seancës së Komisionit të Parlamentit Europian,

LIBE, reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës, brenda vitit 2010 shqiptarët do të mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i ministrisë, Ralf Gjoni u shpreh: “raportimi paraprak verbal i Komisionit në LIBE konfirmon edhe një herë se kriteret do përmbusheshin dhe se qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt hapësirës Shengen brenda vitit 2010”. Sipas tij, tashmë pritet raporti final në shtator.

“Mendoj se liberalizimi i vizave është tashmë një realitet, por dua të theksoj se ne nuk e humbasim fokusin tonë dhe jemi të vetëdijshëm që hapi tjetër mbetet ai i hapjes së negociatave për statusin kandidat”, - tha zëdhënësi, Gjoni.

alblink.com

 

Gjoni: Vizat, brenda 2010-s