Lamtumirë makinave të së vërtetës, tashmë po punohet për një kompjuter që zbulon gënjeshtrat vetëm nga mënyra se si flasin njerëzit
Universiteti i Kolumbisë është duke studiuar për krijimin e një softwari, të aftë për të analizuar fjalimin e një personi nëpërmjet sinjaleve të ndryshëm si; tingulli, variacionet e tonit, pauzat ndërmjet fjalëve, etj. Qëllimi i këtij softëari është të zbulojë nëse një njeri thotë të vërtetën apo gënjen. Në testet e kryera nga ky universitet, 70% e personave kanë rezultuar gënjeshtarë, në varësi të përgjigjeve të dhëna për pyetje të caktuara.
Julia Hirschberg, pedagoge e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kolumbisë po punon pikërisht për këtë, të krijojë një kompjuter që analizon të folurin e njerëzve nëpërmjet shenjave të vogla të sipërpërmendura dhe të zbulojë nëse thonë apo jo të vërtetën.“Objektivi shkencor i këtij kërkimi është të kuptojmë se si emocionet tona reflektohen tek fjalët që themi”, thotë Dan Jurafsky, një tjetër studiues.
Kërkimi është aq serioz sa Julia Hirschberg dhe dy kolegët e saj kohët e fundit kanë marrë një grant prej jo më pak se 1.500.000 $ nga Forca Ajrore, Air Force, me qëllim që të analizojnë fjalimet e atyre që flasin anglisht, por edhe në gjuhën arabe e kineze.


