Albanians.gr Portali Kryesor i Informimit dhe i Argëtimit për Shqiptarët në Greqi

Wednesday, Feb 08th

Last update:05:40:18 PM GMT

Durres Film Festival 2010

Αξιολόγηση Χρήστη: / 0
ΧείριστοΆριστο 

 Sinestesia” përshkruan peripecitë e katër të rinjve në dy momente të jetëve të tyre, të cilat më pas lidhen me dy episode dramatike që kanë ngjarë tre vjet larg njëri-tjetrit.

Vitet mes tyre i bëjnë personazhet të përballen me gëzimet dhe vështirësitë e zakonshme të jetës së përditshme. Megjithatë, atyre u duhet të reagojnë edhe ndaj fatit, i cili hera-herës u nxjerr përpara udhëkryqe.

Personazhi kryesor është Alan (Alessio Boni). Rreth tij vërtiten e shoqja, Françoise (Giorgia Wurth), e dashura e tij e re në moshë Michela (Melanie Winiger), dhe Igor (Leonardo Nigro), miku i tij më i mirë.

Subjekti i filmit bazohet gjerësisht në vëzhgimet e jetës së përditshme dhe ndërtohet mbi episode që kanë ngjarë vërtet. Tregimi është i ndarë në kapituj. Çdo kapitull frymëzohet nga një zhanër i veçantë i kinemasë (romancë, thriller, komedi, dramë), për ta shfaqur të zakonshmen nën një sërë maskash.