Albanians.gr Portali Kryesor i Informimit dhe i Argëtimit për Shqiptarët në Greqi

Wednesday, Feb 08th

Last update:05:40:18 PM GMT

Producenti shqiptar që prek tregun botëror...

Αξιολόγηση Χρήστη: / 1
ΧείριστοΆριστο 

lupa

 

Claydee Lupa, producenti i këngëve të suksesshme “The end” and “Last Summer”, në një intervistë ekskluzive për “Albania Press” Jemi mësuar këtë vit të dëgjojmë shpesh të dy hitet muzikore të kësaj vere, “The end” dhe “Last Summer”. I kemi dëgjuar kaq shumë, sa na janë bërë pjesë e pushimeve, e momenteve kur ne duam të çlodhemi. Janë dy pjesë, që i dëgjoj kudo. Dikush do t'i ketë në ringtone, në fb, në mp3, apo në një cd në makinë, ose shpeshherë do t'i dëgjosh në club. Hiti i Reckless, “The end” dhe “Last Summer” janë thjesht në majë. Në fillim, të gjithë besonin se këto pjesë nuk janë greke, por tradicionalisht janë të huaja. Me kalimin e kohës, mësuam se këto pjesë janë nga Greqia dhe për herë të parë, muzika greke kapërcen kufijtë e saj tradicionalë. Po kush është krijuesi i këtij lloji muzikor, që ngjan më shumë me pjesë moderne të kohës dhe ndryshoi bazat në muzikën greke? Mund të duket e çuditshme për t’u besuar, por krijuesi është një shqiptar, Claydee Lupa, i cili ka ardhur në moshë të vogël në Greqi.

 

Ky gërshetim i bukur i dy kulturave, në anën pozitive të tij, e ka bërë t'i shikojë gjërat ndryshe, jo me syrin e një fëmije monoton emigrant, por të një të riu që ka mësuar që i vogël të hapë krahët e ta shikojë botën të madhe, por edhe të vogël, të ndiejë se është qytetar i çdo shteti. Kjo është magjia e këtij brezi, të kapërcejë kufijtë që shpeshherë prindërit e tyre nuk arritën, por u falën themelin, se me punë, të gjitha arrihen. Një i ri i tillë është Claydee, një i ri i tillë që nuk të bën vetëm me muzikën të udhëtosh, por e dhe me bisedën. Nuk i pëlqen të mohojë të vërteta, i pëlqen të jetë vetvetja, real me aktualitetin. Nuk ka arritur të japë intervista në mediat greke, jo për snob, por i pëlqen të bëjë çdo gjë në kohën e vet, siç më thotë, “për çdo gjë ka një kohë të caktuar”. Për gazetën tonë nuk tha jo dhe për këtë e falënderoj. Ndoshta respekton punën e ekuilibruar që ne duam të kemi në këtë shtyp, atë që edhe ai di ta bëjë shumë mirë në jetën e tij. Në këtë intervistë, Claydee më tregon se si arriti që pjesët e tij të jenë hite në 20 vende të botës, pa bërë ai asgjë, pa trokitur tek asnjë portë, thjesht duke punuar një pjesë, jo vetëm artistikisht, por edhe realisht. Një gërshetim i jashtëzakonshëm! Nuk ndjen se ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, thjesht dëshiron që të bëjë punën e tij sa më mirë.

Claydee, më tregoni se si erdhi momenti që ju i thatë vetes, “unë do të merrem me art”? Kam filluar që në moshën 15 vjeç. Ajo që më ngacmoi ishte momenti, kur në dorën time ra programi i parë muzikor. Që nga ai moment, unë fillova të krijoja pjesën time të parë. Sa dëgjova fjalët më të mira nga miqtë e mi, menjëherë e dërgova në një stacion radiofonik, pas kësaj, më kërkuan për një intervistë, kjo tregoi se u pëlqeu shumë. Kështu fillova për ta parë më seriozisht. Gjeta një shkollë ku kishte të bënte me dëgjimin, ishte një shkollë e kompletuar, e cila kishte të bënte me produktivin e muzikës. Fillova të studioja shumë orë në shkollë, shumë orë. Duke kaluar koha, filluan që punën time ta shikonin me sy tjetër dhe të ketë rezultate. Duke punuar në shkollë, nga myspace më gjeti një producent, që dëgjoi pjesët e mia. Ishte kontakti im i parë në lidhje me një kompani profesionale diskografike, kjo, pa mbaruar akoma shkollën. Fillova të punoj me prodhime, kishim disa artistë të shtëpisë diskografike. Më vonë u interesova edhe për marketingun, se si të reklamohen në media, si mund t'i tregoja tregut për artistët. Kjo gjë u pëlqeu. Kështu, bëra edhe një punë tjetër, menaxher shitjesh. Po bëja të dyja punët së bashku, tregun, por edhe krijimtarinë. Pastaj fillova të njihem me artistë të njohur dhe njëkohësisht, arrita të besoj në vetvete, se kam mundësinë të krijoj pjesë të mia të vetme.

Muzika që ju ka pëlqyer dhe keni luajtur në fillimet tuaja, ka qenë muzika hip–hop e re, një muzikë që në Greqi nuk kuptohet shumë, admirohet pak. Ju si arritët të komunikoni me tregun grek, për të pasur këtë sukses të sotshëm?

Krijojmë një pjesë me një producent të njohur, një këngë për një këngëtar që është djali i Xaxhinasos. Kjo ka qenë pjesa e parë me të cilën jam futur në shtëpinë diskografike. U bë në bashkëpunim me një këngëtare nga “Famestory”, Nansi Aleksiadi. Kjo pjesë u bë një sukses në të gjitha radiot në Greqi. Kjo ishte njohja ime e parë dhe se çfarë mund të bëja unë, për të treguar se një producent di të krijojë shumë mirë, shumë lloj muzike, duke gërshetuar muzikën moderne me muzikën tradicionale greke.

Ndodh shpesh që një i ri, të jetë në mëdyshje për rrugën që do të zgjedhë. Ju që në fillim keni thënë se do të merreni vetëm me muzikën?

Kam qenë një fëmijë, që më pëlqente të bëja eksperimente të shumta. Kam bërë televizion, reklamë, kërcim, tashmë muzikë dhe vetëm muzikë. Kam kërcyer tango argjentinase në shumë shfaqje. Kam punuar si kërcimtar profesionist, diçka që më jep tjetër kënaqësi.

A ka ndikuar dikush tek ju, ose kush ka qenë mbështetja juaj e madhe?

Familja ka qenë mbështetja ime, familja i jep fëmijës një bazë, disa filtra të nevojshëm që kur të dal jashtë, të mund të njohë çfarë është e mirë dhe e keqe, t'i dallojë. Familja krijon, ose të kalon disa rregulla, kështu që kur të dalësh në botën jashtë, të mund të vlerësosh atë që të përshtatet ty. Njëkohësisht, të jep aftësinë për të arritur më shpejt ato që të përkasin ty. Mund të them se kam qenë një fëmijë shumë i mbrojtur nga prindërit.

Për shumë shqiptarë në Greqi, ëndrra e tyre për fëmijët është që të studiojnë (gjëra të mëdha). Për ju, si reaguan kur mësuan se do të studioni për operator zëri?

Kam qenë nxënës i mirë dhe merresha shumë me kompjuterin. Në qoftë se do të studioja diçka, do të kishte lidhje me teknologjinë, por ajo që më fitoi më shumë ishte muzika, e cila ka lidhje edhe me teknologjinë. Kam lexuar për provimet, mund të lexoja tri orë, por lodhesha shumë. Kurse me muzikë, të qëndroj me orë të tëra nuk lodhem, njëkohësisht gjeja edhe kohë për të tjera. Jam më shumë praktik, sesa teorik. Një ditë i mblodha dhe u thashë se do të doja të studioja për operator zëri. Në fillim nuk e pranuan, po më vonë më mbështetën. Kanë qenë pranë meje në çdo hap, kjo më ka dhënë siguri.

Albanian press.cc

Producenti shqiptar që prek tregun botëror...