Moti i keq, pala greke nuk lejon kalimin e kamionëve në Kapshticë

Αξιολόγηση Χρήστη: / 0
ΧείριστοΆριστο 

Moti i keq i ditëve të fundit në vend, i cili për shkak të borës dhe temperatuarave të ulëta ka shkaktuar ngrica në rrugë ka bërë që pala greke të bllokojë kalimin e kamionëve në tokën helene.

Burime nga pika kufitare e Kapshticës bëjnë me dije se dëbora ka shkaktuar probleme të shumta në aksin Selanik-Kozanë, e njohur si rruga Egnatia, ku trashësia e borës mendohet të jetë mbi 1 metër.

Pala greke rreth orës 10:15 ka dhënë urdhër për ndalimin e kamionëve në aksin Kapshticë-Kozanë, ndërkohë që ka lejuar kalimin e mjeteve të vogla me zinxhirë.

Në rajonin jug-lindor të vendit vijojnë reshjet e dëborës, ndërkohë në akset nacionale të Kolonjës, ndërkohë që probleme raportohen edhe në pikat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Komuna të tjera të këtij rajoni.

Moti i keq, pala greke nuk lejon kalimin e kamionëve në Kapshticë