Forumi i Shqiptarve ne Greqi |Το φορούμ των Αλβανών που μενούν στην Ελλάδα
Απρίλιος21, 2014, 10:42:10 μμ *
Καλώς ορίσατε, Επισκέπτης. Παρακαλούμε συνδεθείτε ή εγγραφείτε.

Σύνδεση με όνομα, κωδικό και διάρκεια σύνδεσης
Νέα: Rinia Shqiptare Ne Greqi

http://www.facebook.com/albanikineolaia
 
   Αρχική   Βοήθεια Αναζήτηση Σύνδεση Εγγραφή  
Del.icio.us Digg FURL FaceBook Stumble Upon Reddit SlashDot

Σελίδες: [1]   Κάτω
  Εκτύπωση  
Αποστολέας Θέμα: Gjuha Shqipe  (Αναγνώστηκε 7365 φορές)
0 μέλη και 1 επισκέπτης διαβάζουν αυτό το θέμα.
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« στις: Απρίλιος30, 2008, 04:43:03 πμ »

Mos harroni të vizitoni faqen tonë http://www.albanians.gr      Portali i parë për shqiptarët në Greqi

Gjuha Shqipe

Gjuha  shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

  
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.


Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
« Τελευταία τροποποίηση: Δεκέμβριος07, 2012, 01:00:24 μμ από Taulanti » Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #1 στις: Ιούνιος20, 2008, 01:54:09 πμ »

1) Formula e Pagëzimit (1462)
2)Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
3)Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)


Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.

1. Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni

" Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.

Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497

Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.

Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.

Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar

Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e Jugut.

Po para këtyre tri dokumenteve a ka qenë e shkruar gjuha shqipe?

Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk është e dokumentuar.


Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #2 στις: Ιούνιος20, 2008, 01:58:38 πμ »

Në studimin e historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij ka një paradoks e ky është: nga një anë kemi një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, nga ana tjetër përmendoret e tij të para gjuhësore dalin shumë vonë - në mesjetën e vonë. E historia e gjuhës është edhe historia e vetë atij populli që e ka folur dhe e flet. Në atë duken valëvitjet që e rrihnin popullin shqiptar në rrymë të moteve. Shkurt, historia e popullit shqiptar, fund e krye, është histori dramatike.

Mbi dëshminë e kërkimeve të tij, historiani erudit Jireçek, i cili vite të tëra i kaloi duke hulumtuar e gjurmuar në arkivin e Dubrovnikut, shqiptarët, që në kohën antike, i gjeti edhe përgjatë bregdetit Adriatik, të cilët, po në atë kohë në vjetët e parë të erës së re, përqafuan fenë e re të krishterë - gjithqysh para dyndjeve sllave që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake e në tokat shqiptare. Njohësi më kompetenti për historinë e kulturës e popujve të Ballkanit, shton edhe këtë: "Në burimet mesjetare nuk bëhet fjalë kurrkund për krishterimin e shqiptarëve; ata përqafuan fenë e re të krishterë në antikën, sepse historia e Ipeshkvisë së Durrësit dhe Shkodrës mund të ndiqet pandërprerë që nga vitet e para të erës së re deri në ditët e sotme" (K. Jirecek, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien und Bosnien wahrend des Mittelalters 225, Rrugët tregtare dhe minierat në Serbi dhe në Bosnjë gjatë mesjetës).

Popullsia e Temës së Durrësit përbëhej në pjesën më të madhe nga mbeturinat (mbetjet) e banorëve të hershëm anas - ilirë dhe nga kolonistë të ardhur romakë. Shqiptarët zinin krahinat fushore dhe kodrinore-malore. Romakët kishin zënë vend nëpër qytete bregdetare. Kësaj popullsie anase iu bashkuan dalëngadalë kolonistët sllavë, numri i të cilëve po rritej vazhdimisht e në mënyrë të veçantë pas pushtimit të vendit nga ana e bullgarëve në shek. X.

Në vështrim të parë duket paradoksale situata shumë e vërtetë që pushteti romak në Ilirinë e Jugut gjatë periudhës tetëqindvjetëshe nuk arriti të romanizonte krejtësisht popullsinë ilire, shqiptare, sikur ia doli në provincat lindore të Perandorisë Romake në Ballkan. Ç'është e drejta, pushteti i saj në ato vise veriore u vendos tre shekuj më vonë se ç'ishte vendosur e stabilizuar në trevat jugore të Perandorisë. Njohësit e historisë romake pohojnë se në Ilirinë Jugore romanizim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk kishte ­edhe se ilirishtja dhe bija e saj shqipja, nën trysninë e latinishtes, pësuan një ndikim të fortë në të gjitha degëzimet gjuhësore.

Edhe huazimet latine dëshmojnë për një ndikim, sidomos në terminologjinë kishtare që paraqesin edhe ato një karakter urban qytetor; këtu, sikur është konstatuar, ndikimi i sllavishtes është i hiçtë; një gjë që tregon se në kohën kur sllavët u shtynë në anën e tokave shqiptare, shqiptarët bënin edhe jetë qytetore, kishin një organizim kishtar, me një gjuhë kishtare e terminologji krejt të latinishtes, bile klasike: episcopus - ipeshkëv, monacus - munëg, mung (murg); civitatem - qytet; castellum - kështjellë, këshqel; hospitium - shtëpi; palatium - pëllas etj.

Dakia u romanizua deri në shkallë më të lartë të ndërrimit të gjuhës, d.m.th. të asimilimit të plotë të gjuhës, një gjë që s'kishte ndodhur në krahina jugore të Perandorisë.

Ku e shohim mungesën e romanizimit në Ilirinë Jugore: Një herë te numri i vogël i mbishkrimeve latine, shumë më të vogël se ç'dalin në provincat e tjera romake, ­këndej të përndara vetëm nëpër qendra urbane" (Skender Anamali, "Nga ilirët te shqiptarët", Kuvendi I i studimeve ilire, Tiranë, 1974).

Ndeshjet e para të forcave ushtarake romake të organizuara mirë, me të ilirëve e në përleshje e sulme pareshtur që zgjatën për shekuj, dobësuan qëndresën proverbiale të ilirëve dhe, për pasojë, pushteti romak vendosi sundimin e vet në gjithë Ilirinë Jugore. Politika gjeostrategjike e Perandorisë Romake me synime ekspansioni - përzgjerimi e pushtimi tokash të huaja nga Veriu e Lindja, shtriu dhe vendosi sundimin e vet në viset deri në Luginën e Danubit të Poshtëm duke siguruar kufijtë e saj.

Pas pushtimit romak të saj, interesat ekonomike të Romës në llirinë Jugore, ishin më të kufizuara; kolonizimi romak që ishte shtrirë kryesisht në qendrat kryesore urbane, për shkak të konfiguracionit gjeografik, ishte izoluar (S. Mansaku, Seminari XVII, 168­-169), prandaj edhe popullsia anase ruajti dhe zhvilloi gjuhën amtare.

Kur mbahet parasysh njëfarë qetësie relative, e krijuar në viset e shtruara të Ilirisë Jugore, sidomos në qendrat urbane të saj, është fare e kuptueshme se si lagjja apo shtresa e kulturuar autoktone që i ishte përshtatur situatës së krijuar, që po zinte vend në hierarkinë e sistemit të vendosur të pushtuesit, mori vetëm gjuhën e tij por edhe besimin (fenë) e ri katolik. Mjafton të merret e të shikohet terminologjia kishtare krejt latine në të cilën pasqyrohen më së miri ligjet fonetike të gjuhës tashmë shqipe, në një anë, dhe, në anën tjetër, jetësia (vitaliteti) e gjallësia e saj duke treguar një aftësi të madhe përvetësuese ndaj elementeve të huazuara, ajo i ka ndryshuar thellë ato duke u dhënë atyre tiparet e veta fonetiko-gramatikore, "fytyrën" shqipe (A. Kostallari).

Përveç të tjerash, ka edhe një faktor që mund të ngrihet në faktor dështimi për autoktoninë e shqiptarëve në atdheun historik të tyre, në tokën ku ata banojnë sot e gjithë ditën; është një faktor i rendit gjuhësor - fonetik; me fjalë të tjera, në shqipen e rumanishten ka një shtresë huazimesh latine me ngjashmëri të madhe midis tyre - dukuri që një palë linguistësh albanologë, bile të njohur sa i takon shqipes, kishin ardhur, fjala e tyre, në një periudhë kohore kur të parët e shqiptarëve banonin më në Lindje, në thellësinë e Ballkanit - shtresë e quajtur trako-romane. Para Bariçit në këtë reflektim dypalësh të disa bashkëtingujve të latinishtes, si gjeografikisht edhe kronologjikisht, shihnin një shtresëzim dyfish edhe Puscariu e Jokli, bie fjala, lat. ct shq. ft, rum. pt (lucta - luftë, lupta); lat. x (ks) shq. fsh, rum. ps (coxa - kofshë rum. coapsa); lat. a, rum. a (stratum, shq. shtrat, rum. strat), që, sipas tyre, rrjedhin prej një shtrese më të vjetër të latinitetit kontinental, kurse më vonë reflekset e tyre ndryshojnë në gjuhën shqipe - lat. ct>it, jt, dalmatishtja -it.

Për shtresëzimet dypalëshe të togut konsonantik ct të latinishtes në shqipen ft, x>fsh; ct>jt; x>sh, që kanë konstatuar Puscariu, Weigandi, Jokli, Bariçi, mund të thuhet se nuk është vërtetuar kurrfarë shtegtimi i shqiptarëve nga Lindja në Perëndim, prandaj edhe reflektimi i dyfishtë i togut bashkëtingëllor i porsazënë ngoje, shpjegohet me kronologjinë e depërtimit të elementeve latine në shqipen dhe në rumanishten, por jo me ndërrimin e vendbanimit të shqiptarëve nga Lindja për në Perëndim (S. Mansaku).

Për ta mbështetur shtegtimin e shqiptarëve nga viset lindore të Dakisë për në zona të Ilirisë Jugore, linguistët e sipërpërmendur ngjashmëri fonetike shohin edhe te reflektimet e elementeve latine të shqipes dhe të dalmatishtes romane në punë të metafonizimit (të tingullit) a>e, d.m.th. të kthimit të a-së latine në e-në e shqipes dhe në dalmatishten romane: pane>pen, casa>chesa; racana>recna, aeramen>rem, tata>teta, në të folmen e Dubrovnikut tuata, lat. sanitatem, shq. shënet, voluntatem>vullnet, potestatm>pushtet; një dukuri e tillë nuk është konstatuar në rumanishten; a-ja e theksuar latine ruhet: stratum, rum. strat, por edhe shqip shtrat, shum. shtretën, shtretër, kurse gallus>gjel, civitatem>qytet, galbinus>i gjelbër -Le etimologie bisogna trovarle ma non - carcarle!.

Sa u tha për dukurinë fonetike të metafonizimit a>e dhe për mundësinë e ndikimit të dalmatishtes romane në përftimin e kësaj shfaqjeje në gjuhën shqipe, praktikisht, ne nuk shohim kurrfarë gjase që ajo gjuhë romane me 4-5 shembuj të ketë ushtruar farë trysnie në punë të shtrirjes së saj në gjuhën shqipe, të cilën njohësit më të mëdhenj të gjuhës sonë me sigurinë më të madhe e quajnë prodhim i dalë nga një proces i brendshëm i gjuhës shqipe, prodhim i singularizimit të pluralit, Çabej, Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967.

Për aq sa na thotë gjuha jonë, në nënsistemet e saj, sidomos në inventarin leksikor, shekujt VIII-IX e tëhu, ajo kishte pësuar një trysni të dukshme, që do të thotë një visar i konsiderueshëm sllav kishte shkuar tek të folmet e shqipes të kohës. Në anë të kundërt, sllavishtja jugore e mesjetës ia detyronte gjuhës sonë ruajtjen e disa veçorive fonetike dhe disa thesare leksikore, të shkuara tek serbishtja. Këtu është fjala për një tufë fjalësh që në studimet ballkanologjike janë quajtur ballkanizma. Në mesjetën e vonë raportet e këtyre dy popujve sa vijnë e bëhen më të afërta e më të ngushta. Sllavët, edhe se me epërsi politike kundruall shqiptarëve, në një kontekst shoqëror, ata huazuan një lloj kulture shqiptare që këta e trashëgonin prej të parëve ilirë të tyre. Pra, gjurmët e kulturës ilire, pa farë dyshimi, në të shumtën e rasteve me ndërmjetësimin e shqiptarëve, u shtrinë në të tjerat kultura të popujve të Ballkanit.

Ky pohim mbështetet e përligjet me faktin se të parët e këtij populli në të kaluarën janë marrë kryesisht me ekonominë bujqësore, blegtorale, me rritjen e mbarështimin e bagëtive, për pasojë edhe leksiku i këtij trualli është më i pasur. Ka në fjalorin e gjuhëve ballkanike një numër të konsiderueshëm të përbashkët për burimin e të cilit linguistët kanë mendime të ndara; një sasi leksikore prej nja 70 fjalësh, e përbashkët për shqipen e rumanishten, për se në pikëpamje etimologjike ekspertët etimologë rrahin rrugë të ndryshme, linguistika shqiptare, duke gjuajtur mirë në shenjë, një sasi të mirë e ka nxjerrë me prejardhje shqiptare.

Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t'u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae).

Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate.

Në kohën paraturke shqiptarët janë të pranishëm, siç na thonë krisobulat, sidomos ato të Deçanit, por, siç vërtetojnë ato, më tepër nëpër katunde e më pak si element sedentar (ndejtar). Po t'u mëshohej më shumë e më tepër studimeve në mënyrë të hollësishme, ata do t'i gjejmë me shumicë edhe si element ndejtar, të krishterë, bile edhe të sllavizuar me anë të kishës ortodokse.

Nga këto fakte mund të nxirren disa përfundime të mirëfillta që në kontekstin shoqëror të përbashkët, shqiptarët përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë, përndryshe si mund të shpjegohet fakti që shqiptarët ishin ata që nën udhëheqjen e kryetrimit Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, organizuan qëndresën e njohur kundër osmanlinjve duke përballuar një çerek shekulli rrebeshin e tyre. Për fat, kohët e fundit, defterët e botuar nga historiani orientalist Selami Pulaha, bien materiale e të dhëna të pasura. Përveç asaj, mbi bazën e regjistrave këtu të përmendur, ka bërë edhe vetë studime duke vënë gurë të çmueshëm në ndërtesën e gjurmimeve onomastike sllavo-shqiptare të këtyre anëve tona. Pas tij është shtuar interesi për onomastikonin shqiptar të fillimit të sundimit turk në këto treva tona. Ndër ta ka, po në këto kohë të vona, edhe studiues sllavë e ne po zëmë ngoje Mitar Pesikan-in, i cili mbi dëshminë e defterëve të Pulahës, në mënyrë sistematike, ka marrë ta studiojë onomastikën sllave e shqiptare te Onomatoloski prilozi II-VII, 1981-1986. Studimet e tij janë ndër më të gjithanshmet e më të thellat.

Ndërkaq, ne nuk mund të themi se në punimet e këtij shkencëtari, në vise të caktuara, ka përfundime që, pas mendimit tonë, mund të pranohen. Për mendimin tonë, e meta e tij më e madhja qëndron këtu që linguisti Pesikan në gjithë punimet që bëjnë fjalë për onomastikën dhe strukturën e popullsisë, në përcaktimin e përkatësisë së saj etnike, nuk merr parasysh rrethanat shoqërore historike. Vështirësi dalin atëherë kur struktura e onomastikonit është e përzier me emra vetjakë shqiptarë e sllavë, e linguisti Pesikan këtu pret shkurt: "Duhet të mbahet parasysh fakti se disa emra vetjakë përjashtoheshin nga rrethi i mjedisit etnik të tyre, duke depërtuar në mjedise etnike të tjera, gjë që, për pasojë, emra shqiptarësh: Llesh, Gjin, Gjon, dalin në mjediset sllave, kurse emrat sllavë: Vuk, Dejan etj., i gjejmë në rrethe shqiptare" 1.

Nuk ka dyshim se ndikimi i onomastikës serbe dhe ai i institucioneve fetare dhe kulturore ortodokse mbi banorët shqiptarë në periudhën paraturke si dhe trysnia e ndikimit të kishës ortodokse edhe gjatë sundimit turk, kanë qenë shumë të mëdha. Nën despotatin e Brankoviqit kishte 12 manastire dhe 5 kisha. Në zotërimet e Deçanit kishte aq priftërinj sa njërit nuk i binin më shumë se 20 shtëpi, kurse në 8 katundet e vllehve të Deçanit dhe në një të shqiptarëve, që kishin 266 shtëpi, nuk kishte asnjë prift (Stojan Novakoviç, Selo, Beograd, 1965, f. 173.).

1* Po të hiqet mënjanë procesi i gjatë e shekullor i sllavizmit, të cilit i nënshtroheshin shqiptarët, si dhe vllehtë; po të shpërfillet rrethana se përqafimi i emrave sllavë vlleh dhe shqiptarë është rrjedhojë e këtij procesi, shumë lehtë nxirrej si përfundim se në përdorimin e emrave nuk mund të nxirrej kurrfarë përfundimi mbi prejardhjen dhe kombësinë – kështu gjykonte, por drejt dhe në frymë objektive prof. Sima Cirkovic - një njohës fort i aftë i historisë së popujve të Ballkanit, te botimi i Akademisë Serbe të Shkencave, Ilirët dhe Shqiptarët, fq. 333-334.

Ligjëratë e mbajtur në Seminarin XXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #3 στις: Ιούνιος20, 2008, 02:03:52 πμ »

Historia e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Cilat ishin përpjekjet e para për hartimin e një alfabeti dhe si u bë pakti për gjuhën shqipe

Saimir Lolja

Gjuha shqipe është e hershme, por fatkeqësia qëndron në faktin se ajo u shkrua shumë vonë. Kombi me dëshirën më të madhe për të shkruar gjuhën e tij është penguar historikisht nga fqinjët dhe pushtuesit që të ketë një alfabet të shqipes. Megjithatë dokumente arkivorë, të gjetura në Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dëshmojnë se përpjekjet e shqiptarëve për të pasur gjuhën e tyre kanë qenë shumë të hershme.

Gjithsesi, debati për origjinën e gjuhës shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite mes albanologëve të dëgjuar në botë dhe akademikëve shqiptarë…

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

Ky dorëshkrim u gjet në Vatikan dhe është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës shqipe. Materiali në fjalë është i tëri në pergamenë dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine, por me fjalë në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1 deri në 97 mbi teologjinë; faqet 98 deri në 146 mbi filozofinë dhe faqet 147 deri në 208, bëjnë fjalë për historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë, duke shkruar: “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka pasur shkrues, botues dhe lexues të shkolluar të shqipes që në vitin 1210.

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)

Dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan, para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët, që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. Në 59 faqet e përkthimeve biblike të Dorëshkrimit elbasanas janë shkruara 6113 fjalë. Shkrimi i tyre është bërë mbi bazën e një alfabeti prej 40 germash: 35 germa të zakonshme dhe 5 germa të rralla. Shumica e germave të këtij alfabeti janë krijime të reja, pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Në kapakun e Dorëshkrimit elbasanas të Ungjijve gjendet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruara me një alfabet, i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pazbërthyer akoma. Më pas vijohet me një alfabet të Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 germash. Alfabeti në fjalë u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Por, nuk do të përfundonin këtu përpjekjet e shqiptarëve për të pasur një alfabet të gjuhës së tyre. Dokumente arkivorë vërtetojnë se ekziston edhe një tjetër përpjekje për hartimin e një alfabeti nga beratasit. Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104, gjejmë dy radhë shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 germash të ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër, nga fundi i shekullit XVIII, ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 germash, por pak i përhapur. Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t’i mësuar shqip grekëve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 germash, në bazë të latinishtes dhe të greqishtes.

Propozimi i Naum Veqilharxhit

Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korça, prej 33 germash të botuara në abetaren e tij shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishteje kursive, ishte e pakët. Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850, ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet origjinale të lartpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab. Është për t’u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare. Ekzistenca e tyre çjerr poshtërsinë, me të cilën u ndesh delegacioni shqiptar në Kongresin e Berlinit, më 1878, ku iu tha në vend të JO-së për shtetin shqiptar se nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete, që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nëntor 1908)

Atdhetarët, që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkaktohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e një alfabeti të njësuar. Aty ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mit´hat Frashërin, të birin e të shquarit Abdyl, që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça, Grigor Cilka, mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit, të përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori, që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme aty si vëzhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik, nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t’u rridhnin lot; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmëve”. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre, vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave, apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekëve. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie
janë të bukra me temel;
por prep’ këjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave ju del.

Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e shtypshkronjës shqipe në Manastir, nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Por, shpejt, qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: “Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë shqipe nuk kanë reshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!”.
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #4 στις: Ιούνιος20, 2008, 02:06:25 πμ »

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:

Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman - arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda - filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder - një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.

Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi (1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:

- Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.

- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

- Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

- Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami - i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:

Zeus - Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.

Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.

Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.

Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.

Përgatitur nga Teuta Llalla

(Për këtë studim u shfrytëzuan libri “Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak “Shqiptarët’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia “Arvanitët dhe preardhja e grekëve” dhe “Gjuha e Zotit”; revista “Ekskluzive” botim i Prishtinës; libri “Iliada” i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare “Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italisë së Jugut’’)

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #5 στις: Ιούνιος20, 2008, 02:09:23 πμ »

Tomor Osmani

Ankohej Fan Noli dhe bënte thirrje: "Një abece për të gjithë shqiptarët dhe si të dojë të jetë.. .Mjaft.. .abecera se është turp". Durimi kishte arritur kulmin. Kërkohej me ngutë që kjo çështje të merrte zgjidhje të menjëhershme. Kishin kaluar më se tre shekuj nga libri i parë dhe ende nuk kishte marrë udhë ky problem kaq jetik për kulturën shqiptare.

E nisi Gjon Buzuku: botoi "Mesharin"(1555) në gjuhën shqipe. U ndodh përpara vështirësive. I mungonin shkronjat që i duheshin për të plotësuar mungesat e alfabetit latin. Me përpjekje arriti t'i jepte zgjidhje. Bashkoi në pak raste dy shkronja, përdori pesë shkronja të veçanta që nuk i kishte alfabeti latin-italian, duke na dhënë një alfabet të tillë, që i priu shkrimit shqip, me sa dimë deri më sot. Nëse ka një traditë më të vjetër të shkrimit shqip, që kjo është për t'u besuar, do të jetë një sihariq i këndshëm për kulturën shqiptare. Kujtojmë atë që deklaroi disa vite të shkuara gjuhëtari i madh prof. Eqrem Çabej, duke thënë:" Në nëntorin e vitit 1940, N. Borgia më kumtoi në Grottoferrata pranë Romës se kishte zbuluar në arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij, ky dijetar e mori me vete në varr". Por, siç e kemi theksuar edhe më parë, Buzuku ka të ngjarë të jetë mbështetur në një traditë, e cila nuk do të ketë qenë e përparuar, e stabilizuar dhe e ngulitur, mund të ketë qenë e kufizuar dhe pak e njohur për disa dhe e panjohur për të tjerë, rrjedhojë e vetë kushteve të kohës. Nëse nuk kanë qenë kushtet e favorshme historiko-shoqërore dhe të mos ketë ekzistuar njëfarë kulture fetare dhe ndoshta edhe laike në gjuhën shqipe, nuk do të kishte mundësi që pas disa vjetësh të pushtimit osman të lindte nevoja për libra fetarë në gjuhën shqipe dhe të fillonte ose rifillonte përkthimi i pjesëve të ndryshme fetare, nismëtarë i të cilëve u bë Gjon Buzuku. "Puna e Buzukut për përkthimin e 'Mesharit', shkruan Mahir Domi, ngjan të ketë pasur lidhje me këto prirje emancipuese evropiane, duket e frymëzuar nga synimi për të krijuar një kishë katolike shqiptare në gjuhën shqipe si gjuhë e shërbimeve fetare".

Buzuku për të hartuar alfabetin e tij u mbështet në alfabetin latin. Autori kishte të drejtë. "Formula e pagëzimit"(1462) zbatoi alfa­betin latin. E ndeshim me aktet e Venedikut, të Raguzës e të Napolit. Ai qe baza e shkrimeve të vjetra të gjuhës sonë. Është alfabeti që pati më tepër jetëgjatësi se të tjerët, duke u ligjëruar mbështetja e tij në Kongresin e Manastirit, më 1908. Është alfabeti me të cilin u shkrua një literaturë e pasur origjinale dhe e përkthyer që do t'u shërbente aspiratave të popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Sigurisht zbatimi i tij ka qenë i lidhur me disa faktorë. Për Buzukun ndikim kanë pasur: tradita shkrimore e gjuhës sonë (ndoshta jo në të gjithë territorin tonë, por së paku në një pjesë të Shqipërisë, kryesisht në atë Veriore), mjedisi arsimor ku u shkollua dhe u arsimua dhe së fundi mundësitë praktike që ai pati rast t'i shfrytëzonte.

Alfabeti i Buzukut shërbeu si pikë referimi për alfabetet që u përdorën pas tij, pavarësisht se tek pasardhësit e mëvonshëm do të preken disa karaktere. Ai, si alfabet fonetik që ishte, pasqyroi struk­turën fonetike të gjuhës shqipe të gjysmës së parë të shekullit XVI, por jo alfabet i përkryer. Megjithatë ai i dha një shtysë përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe, veçanërisht shkrimit të saj. Puna nuk ngeli këtu. Lekë Matrënga, përfaqësuesi i parë i arbëreshëve të Italisë në përkthimin e katekizmës nga italisht ja në shqip "E mbsuame e krështerë" (1952) zbatoi alfabetin latin. Alfabeti i tij është mjaft heterogjen, megjithatë ka vlera se u hartua në shekullin XVI, kur nuk dimë nëse e ka njohur ose jo veprën e Gjon Buzukut. E veçanta e këtij alfabeti qëndron se ai përdori alfabetin latin pa e përzier me shkronja të tjera.

Të gjithë autorët e vjetër në veprat e tyre kanë zbatuar alfabe­tin latin sipas fytyrës së atij italian. Dhe sistemi i tyre shkrimor do të ketë vazhdën e vet gjithandej në rrjedhë të shekujve.

Jemi në atë periudhë kur për shqipen fillojnë të zbatohen edhe sisteme të tjera shkrimore. Për shqipen vlerë të veçantë fiton përdorimi i alfabeteve të veçanta. Në shekullin XVIII dhe XIX gjithnjë e më shumë po forcohej ndjenja kombëtare e popullit shqiptar për të afirmuar kombësinë e vet edhe në fushën e kulturës. Kjo është pas­qyruar edhe në shkrimin e shqipes, kryesisht në shqipërimin e praktikave kishtare, por edhe në ndonjë fragment me karakter jofetar.

Vetë zhvillimi historiko-shoqëror dhe veçanërisht zhvillimi i tregtisë ndihmoi që të përhapet shkrimi shqip me shkronja të veçanta, duke mos përjashtuar në atë periudhë edhe përdorimin e alfabetit latin, grek dhe arabo-turk.

Një ndër përfaqësuesit e alfabeteve të veçanta ishte Teodor Haxhifilipi, i njohur nga populli me pseudonimun Dhaskal Thodri. Alfabeti i tij që i kapërcen 50 shkronja, luajti një rol të rëndësishëm, veçanërisht në Elbasan në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX. Duke u përpjekur për zëvendësimin e greqishtes me shqipen në kishen orthodokse, ai kreu kështu një mision fisnik në të mirë të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Hani, kur e zbuloi këtë alfabet, mendoi se ra në gjurmët e gjuhës së lashtë pellazgjike. Kjo u konsiderua një sensacion i rëndësishëm për ata që merreshin me kulturën pellazgjike. Por dija e mëvonshme provoi se ai ishte një alfabet i veçantë dhe asgjë më shumë. Ai nuk çeli një shteg të ri, por rruga që ndoqi dhe veprimtaria që kreu qe frytdhënëse në atë periudhë që la gjurmë në vitet e mëvonshme, duke iu afruar idealeve të Rilindjes sonë Kombëtare. Faktorët politikë e shoqërorë ndikuan te shqiptarët, të cilët gjithnjë e më shumë kërkonin që të rritej ndërgjegjja politike e popullit. Dhe në fushën e kulturës ata kërkonin që shqipja të shkruhej me alfabete të veçanta, jashtë çdo ndikimi të huaj. Ndonëse dëshira ishte e mirë, duke na dhënë një sistem shkrimor "sui generis", por nuk duhen anashkaluar edhe ato tipare enkliktike nga glagolitiku sllav apo ai grek, latin etj. Sidoqoftë ata luajtën një rol në përhapjen e gjuhës shqipe dhe të shkrimit të saj në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ndonëse në një territor të kufizuar. Por puna e tyre pati edhe pasardhës. Në shekullin XIX në këtë fushë do të shquheshin dy atdhetarë të tjerë Naum Veqilharxhi dhe Hasan Tahsini. Edhe sisteme të tjera shkrimore për shqipen, si ai grek dhe arabo-turk vazhdojnë të përdoren, por pa një të ardhme.

Shekulli XIX dhe veçanërisht fundi i gjysmës së parë të tij, do të shënojë një rritje të përpjekjeve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Një pendë e re, larg atdheut, do të bëhet nismëtar i një alfabeti të veçantë të shqipes. E ky ishte atdhetari Naum Veqilharxhi që emi­groi që i vogël në Moldavi, në qytetin Galac, disa kilometra larg Brailes. Ai na dha abetarin e parë të gjuhës shqipe, të poligrafuar, shumë të shkurtër, me tetë faqe që titullohej "Fort i shkurtër e i përdorshim evëtar shqip për çdo sicillë që do të mpsonjë të kënduar e të shkruarit bukur shqip (1844), të cilin e zgjeroi një vit më vonë, më 1845. Që te abetari i parë ai shpalli alfabetin e tij të veçantë. Veqilharxhi mendonte se kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë, duke u nisur nga fakti se ai ishte jashtë çdo ndikimi të korenteve politike dhe fetare. E kjo i tregonte opinionit të huaj se shqiptarët janë në gjendje të shkruajnë e të përhapin gjuhën shqipe, duke hartuar vetë alfabete.

Edhe Hasan Tahsini ndoqi rrugën e Naum Veqi1harxhit, duke hartuar një alfabet të veçantë, jo i njejtë me atë të paraardhësit, të cilin e publikoi në vitin 1874. Për hartuesin alfabeti origjinal kishte përparësi për arsye se mund të krijoheshin shkronja më të mira, më të lehta dhe kështu shqipja do të mësohej më lehtë. Por jo të gjithë atdhetarët ishin të një mendjeje. Jani Vretoja sillte këto argumente për të mos mbështetur alfabetin e Hasan Tahsinit: Do të shpenzohej shumë kohë për të hartuar këto shkronja, do të duheshin burime të mira financiare për të ndërtuar shtypshkronja me këtë sistem shkrimor, mbasi në Evropë nuk i kishin këto karaktere dhe nuk ishte e lehtë për t'i siguruar në atë kohë. Gjithashtu në Evropë do të ishte e vështirë të realizoheshin botimet e shkrimtarëve tanë. Megjithatë Hasan Tahsini nuk hoqi dorë nga mendimi i tij derisa u miratua alfabeti i shoqërisë së Stambollit. Ai, ashtu si bashkëkombasi i tij Naum Veqilharxhi, me alfabetin e tij të veçantë deshi t'u tregonte jo vetëm popullit të vet, por edhe opinionit të huaj se shqiptarët, siç kanë gjuhën e tyre të lashtë, historinë dhe kulturën, duhet të kenë edhe alfabetin.

Ndërsa K. Kristoforidhi, P. Vasa, S. Frashëri, e lani Vreto kontribuan për alfabetin e shqipes, duke propaganduar sistemet e tyre shkrimore, por duke qenë edhe iniciatorë të mbledhjeve të organizuara për këtë problem.

Gjysma e dytë e shekullit XIX karakterizohet me përpjekje të njëpasnjëshme, duke u mbledhur në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll për 13 vjet rresht, deri sa me vendim të Komitetit të Stambollit u caktua një komision për hartimin e alfabetit të përbashkët të shqipes, me kryetar eruditin Sami Frashërin. Në përbërje të tij ishin atdhetarë të flaktë, personalitete politike, kulturore, zëri i të cilëve dëgjohej për punën e bërë në të mirë të atdheut të tyre. Kështu në muajt e parë të vitit 1879 komisioni i alfabetit filloi punën. Atdhetarët pjesëmarrës që kishin edhe bindjet e tyre shkencore, ditën të dallojnë ç'është e mirë për atdheun e tyre e çfarë e dëmton atë. Prandaj në punën e tyre i karakterizoi toleranca dhe mirëkuptimi. Dhe pas një pune jo të lehtë, me polemika dhe debate arritën të na jepnin atë alfabet që njihet me emrin Alfabeti i Stambollit. Në fillim dhe më pas nga disa ithtarë të tij, ai u çmua shumë dhe nisi të shtrihej gjithandej jo vetëm te shqiptarët e mërgimit, por edhe në Shqipëri, kryesisht në atë Jugore. Alfabeti i Stambollit standardizoi problemin se shqipja kishte 36 fonema dhe alfabeti i saj duhej të kishte po aq shkronja. Gjithashtu ai vendosi renditjen e tyre, ashtu siç i kemi sot. Por nuk ngjau ashtu siç u mendua. Simpatia ndaj këtij sistemi shkrimor filloi të lëkundej. Organe të ndryshme të shtypit kërkojnë një alfabet tjetër, mbështetur plotësisht në alfabetin latin. Goditjen më të rëndë, për mendimin tonë, ia dha publicisti i njohur Faik Konica. Por edhe arbëreshët e Italisë pothuajse bënë të njëjtën gjë. Jeronim de Rada nuk e pëlqeu një sistem të tillë dhe vazhdoi të shkruajë me sistemin shkrimor të tij që e përpunoi disa herë. Edhe Dhimitër Kamarda në gramatikën e tij në dorëshkrim që i përket kësaj periudhe, vazhdoi të botonte me alfabetin e tij, duke bërë ndonjë ndreqje.

Dy shoqëritë e Shkodrës "Bashkimi" (1899) dhe "Agimi" (1901) jo vetëm që nuk e përfillën një alfabet të tillë, por secila hartoi sistemin e vet shkrimor, mbështetur në atë latin, e para nisur nga parimi se një fonemë mund të paraqitej edhe me dy shkronja, ndërsa e dyta një tingull-një shkronjë. Kështu në këtë periudhë mbetën tri sisteme shkrimore: alfabeti i Stambollit, i "Bashkimit" dhe i "Agimit".

Këto rrethana shpejtuan punën dhe nxitën atdhetarët shqiptarë që këtë problem, tashmë tepër shqetësues, ta zgjidhin në një kohë sa më të shkurtër. Përpjekjet, kryesisht, në fillim të shekullit XX, që U bënë për të gjetur një rrugë zgjidhjeje, nuk dhanë rezultatin e dëshiruar. Nismën për t'u mbledhur një kongres dhe për të zgjidhur çështjen e alfabetit të përbashkët të shqipes e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit në gushtin e vitit 1908. Ai vendosi që të mblidhej një kongres që t'ia jepnin "mbarim kësaj së madhe nevojë për bashkimin e shqiptarëve në një abe."

Thirrja e Kongresit të Manastirit u mirëprit nga forcat atdhetare shqiptare si një ngjarje me rëndësi në fushën e kulturës kombëtare të popullit shqiptar, por edhe si ngjarje me rëndësi të madhe politike.

Shumë letra dhe telegrame morën organizatorët e Kongresit, ku falënderonin për një nismë të tillë, por shprehnin edhe mendimet e tyre për problemet që do të diskutoheshin, që ky forum të merrej edhe me çështje të tjera që ishin shumë të ngutshme për t'u zgjidhur. Kështu pretendimet ndaj Kongresit të Manastirit, me kalimin e kohës, po rriteshin, duke kaluar nga kërkesa kulturore në kërkesa politike.

Kongresi i Manastirit i filloi punimet më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor të po atij viti. Përbërja e delegatëve ishte heterogjene, pasi krahas personaliteteve të njohura në fushën e kulturës, ishin ftuar edhe patriotë dhe aktivistë të lëvizjes sonë kombëtare. Morën pjesë 50 delegatë: 32 me të drejtë vote dhe 18 pa të drejtë vote. Kongresi zgjodhi drejtuesit e tij prej gjashtë vetësh: Mithat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi nënkryetarë, Hilë Mosi, Thomas Avrami dhe Nyzhet Vrioni sekretarë. Duke qenë se Mithat Frashëri erdhi më vonë, për atë kohë që mungoi, e drejtoi veprimtarinë Gjergj Qiriazi. Ardhjen e M. Frashërit e përshëndeti sekretari i Kongresit Hilë Mosi, i cili vlerësoi edhe Frashërin, që ka nxjerrë burra të tillë të vlefshëm. M. Frashëri iu përgjegj, "duke rrëfyer shërbimet që i ka bërë Shkodra gjuhës shqipe dhe vlerën që kanë shkodranët se me një kohë kur gjuha jonë është e ndaluar dhe kërkund gjetkë s'këndohesh shqip, në Shkoder shqipja punohesh dhe përdoresh prej një shumice të madhe ".

Dy ditët e para të Kongresit shërbyen për t'u njohur kërkesat e delegatëve dhe me propozimet e tyre, çka lejoi që të gjendej një emërues i përbashkët për shumë çështje për të cilat ishte mbledhur Kongresi. Gjithashtu u shfaqën mendime se në cilin alfabet duhej mbështetur, çfarë parimi të zbatohej: një tingull-një shkronjë, siç e zbatonin në alfabetet e tyre ai i Stambollit dhe i Agimit, apo të pranoheshin edhe dyshkronjëshat, siç i kishte shoqëria "Bashkimi".

Pra vëmendja e kongresistëve u përqëndrua në tri alfabetet e përmendura më sipër.

Për ta zgjidhur problemin e alfabetit të shqipes, në ditën e tretë të Kongresit, u zgjodh një komision i përbërë prej 11 vetësh: Gjergj Fishta kryetar, Mithat Frashëri nënkryetar, Luigj Gurakuqi sekretar dhe N. Mjeda, G. Cilka, Dh. Buda, B. Topolli, S. Peci, Gj. Qiriazi, Sh. Kolonja dhe N. Vrioni anëtarë. Raporti i shkronjave të ngjashme në mes të tri alfabeteve ishte i tillë: 36/12 alfabeti i Stambollit dhe i Agimit; 36/20 i Stambollit dhe i Bashkimit; 36/20 i Agimit dhe i Bashkimit. Shkronja të përbashkëta ishin 19.

Në rrethana të tilla, ashtu siç propozonte L. Gurakuqi, për t'i mos qarë zemra askujt, u vendos që të hartohej një alfabet i ri. Puna u përqëndrua në zgjedhjen e shkronjave, pasi dy çështje ishin pranuar me kohë: mbështetja në alfabetin latin dhe se alfabeti ynë duhet t'i kishte 36 shkronja. Pas diskutimesh dhe debatesh për njërin ose tjetrin variant u pëlqye që të merreshin dy alfabete "abe ja e Stambollit dhe me të bashkë edhe një abe th jesh latine që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mes të shqiptarëvet." Miratimi i dy alfabeteve nuk i shqetësoi delegatët. Ata e konsideruan këtë zgjidhje një fitore të madhe që arriti t'i bashkonte shqiptarët dhe kështu t'u japë një shtysë të fuqishme gjuhës dhe shkollës shqipe. Dhe gëzimin e tyre e shprehnin në diskutimet që bënë. "Lirija" e Selanikut shkruante: "Dom Ndre Mjeda me urtësi të madhe foli dhe tregoi se shqiptarët qenkan të zotët që edhe të bashkohen dhe të punojnë së bashku sikundër q'i rrëfen kjo mbledhje e Manastirit".5

Komisioni arriti të zbatonte ndryshimet: alfabetit të Stambollit iu bënë pesë ndryshime, duke ndryshuar pak fizionominë e tij, mbasi rriti numrin e shkronjave latine, por duke ruajtur parimin një tingull­një shkronjë, ndërsa alfabeti tjetër pranonte edhe dyshkronjëshat. Alfabeti me bazë latine kishte këtë strukturë: 25 shkronja të thjeshta latine, dy shkronja me shenja diakritike (ç dhe ë) 5 dyshkronjësha të ndërtuar me faringalen h (dh, sh, th, xh, zh) 2 me qiellzoren j (gj e nj) 2 shkronja të dyzuara (ll e rr).

Komisioni, i kryesuar nga atë Gjergj Fishta, arriti ta zgjidhte problemin, i cili prej kaq e kaq vitesh u end nëpër rrugë e shtigje, shumë herë edhe me sakrifica të mëdha. Vetë koha, ndër të dy alfabetet zgjodhi atë që kemi sot, i lehtë dhe i thjeshtë si në të shkruar, ashtu edhe në shtyp. Me të drejtë shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare, në promovimin e dy veprave të tij "E bija e Agamemnonit" dhe "Pasardhësit" në Shkup tha: "Alfabeti i sotëm i shqipes është i mrekullueshëm, i është përshtatur shumë mirë gjuhës shqipe. Ai i qëndroi kohës, alfabeti i përkryer, i unifikuar, i bashkuar. Alfabeti i shqipes mbështetur në atë latin ishte rrjedhojë e kulturës latine".

Arritjet e Kongresit të Manastirit zgjuan interesin dhe vëmendjen e diplomatëve të huaj, të akredituar në shtetin e Gadishullit Ballkanik. Raportet e tyre japin mjaft të dhëna për situatën e krijuar në Manastir, ku mbizotëroi mirëkuptimi në mes të shqiptarëve se cilët ishin elementet që i bashkuan ata.

Për burimin dhe autorët e alfabetit të sotëm ka pasur polemika pas Kongresit të Manastirit. Në shtypin e paraluftës mbizotëronin kryesisht dy teza: e para, alfabeti i sotëm është ai i shoqërisë "Bashkimi", i përkrahur nga ithtarët e tij dhe e dyta, është alfabeti i shoqërisë "Agimi". Por për këtë çështje duhet të kemi parasysh parimin që u ndoq dhe ngjashmërinë e shkronjave. Alfabeti ynë ndjek atë parim që zbatoi alfabeti i shoqërisë "Bashkimi" që një fonemë mund të paraqitej edhe me bashkimin e dy shkronjave. Në këtë rrafsh alfabeti ynë përkon me atë të "Bashkimit", por në ngjashmërinë e shkronjave nuk është i njëjtë, pasi ka 11 ndryshime. Edhe përkrahësit e shoqërisë "Bashkimi" një gjë të tillë e kanë pranuar. Kështu alfabeti ynë u mbështet në një traditë, pati si orientim disa zgjidhje të alfabeteve të kohës dhe së fundi u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", përfaqësuar nga Gjergj Fishta në përqendrimin e dyshkronjëshave, që patjetër duhet të ketë luajtur rol vendimtar. 6

Kongresi i Manastirit ishte rrjedhojë e gjithë përpjekjeve të atdhetarëve tanë për lëvrimin e gjuhës dhe të shkrimit shqip, i vetë rritjes të ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar. Ai qe një faqe e ndritur e kulturës sonë që u tregoi opinionit vendës dhe evropianë se çështjet e kulturës ishim në gjendje t'i zgjidhnim vetë, pa pasur nevojën e ndërhyrjes së të tjerëve. Pati të drejtë Çajupi, kur thoshte: " Alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh".Por jo gjithçka shkoi mirë pas Kongresit të Manastirit. U organizuan mitingje dhe antimitingje në mbrojtje ose kundër alfabetit të sotëm. Por çdo gjë që vinte në kundërshtim me atë që miratoi Kongresi i Manastirit ishte e kotë. Turqit e rinj u përpoqën shumë ta pengonin përfaqësimin e alfabetit latin, por ishte vonë. Populli shqiptar e mbrojti alfabetin e sotëm, si shkencor, i thjeshtë dhe praktik. 95 vjet e vërtetuan efikasitetin e tij, duke mbetur kështu sistem i vetëm shkrimor i shqipes.


(Marrë nga "Filologji 11")

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
Toptan
Heroi Forumi
*****

Karma: 8
Φύλο: Άντρας
Μηνύματα: 1063


Bashkimi ben fuqine

top-tani@hotmail.com albanians@yahoo.gr
WWW
« Απάντηση #6 στις: Ιούνιος20, 2008, 02:23:58 πμ »

Simon Pepa

Lufta për pastërtinë e gjuhës shqipe është po kaq e gjatë dhe këmbëngulëse sa dhe rruga e përpjekjeve të pareshtura për shkrimin e lëvrimin e saj. Qysh tek autorët tanë të vjetër shohim të shprehet shqetësimi për fjalët e huaja që po hynin në shqipen, por shohim edhe përpjekjet e tyre për të gjallëruar e formuar vetë fjalë të brumit popullor. Buzuku thotë se e shkroi veprën e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, në parathënien e Fjalorit të tij, flet për dëshirën që kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite më vonë Pjetër Bogdani na rrëfen se ".,.me anshtë dashune me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë". Dhe thëniet e tyre ata i shoqëruan me mjaft përpjekje dhe shembuj të gjallë, duke krijuar edhe vetë fjalë nga brumi i shqipes. Si të tilla mund të shënojmë: dëftues, kopshtar, kangëtar, mbarim, pushim, letrar etj,

Në hullinë që çelën këta dijetarë ecën me dëshirë dhe këmbëngulje edhe atd­hetarë e të dijshëm të tjerë, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashëri, lani Vreto etj.

Është pikërisht kjo dashuri për gjuhën dhe kjo përgatitje e gjerë gjuhësore që i shtyri ata të krijojnë e të gjallërojnë fjalë vendëse, si: fletore, mësim, shumicë, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatë, ndërgjegje, pikë, presë, theks (nga Kristoforidhi); dëgjim, dritare, hapsir etj, (nga Naimi); lindje, perëndim, qever­itar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veç të tjerash, i janë vënë themelet edhe ter­minologjisë gjuhësore gramatikore. Nga ai janë krijuar fjalët: abetare, nyje, rrokje etj.

Puna e këtyre dijetarëve u plotësua më vonë edhe nga dijetarë të tjerë, punon­jës të palodhur të shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprën "Për pastërtinë e gjuhës shqipe ".

N mnyr t veant, kjo pun e vyer pr pasurimin dhe pastrtin e gjuhs, mori përmasa të mëdha në këtë gjysmë shekulli të fundit, e zhvilluar kjo me kritere të drejta shkencore, Kështu, në sajë të punës së kujdesshme të mjaft dije­tarëve, u krijuan dhe po krijohen mijëra e mijëra fjalë, kuptime të reja fjalësh, pjesa më e madhe e tyre 'me brumë vendës e sipas gjedheve (modeleve) të shqipes. Si të tilla mund të shënojmë: an'itje, bashkautor, fllrmaltë, miratim,ujëmbledhës, mbishtresë, vendburim, shpim-kërkim etj.

Por, me gjithë punën e bërë, përsëri në gjuhën tonë kanë hyrë dhe po përdoren pa vend fjalë të huaja të cilat mund të shmangen lehtë. Këtu nuk e kemi fjalën për ato huazime të rrënjosura (siç janë huazimet nga greqisht ja e re: dhomë, pronë, qefull, qëndis etj), nga gjuhët sllave (çekiç, çudit, grusht, kosë etj.), si dhe një numër fjalësh nga italisht ja që kanë gjetur një përdorim të gjerë, si: barkë, fitoj, paguaj, timon etj. Së bashku me to nuk duhen nxjerrë jashtë gjuhe dhe fjalë ndërkombëtare, si analizë, atmosferë, element, .financë, miliard, kilogram, olimpiadë etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, që mbartin në vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranë shqipes "atdhe"), milet (pranë shqipes "popull"), xhan (pranë "shpirt") etj.

Atëherë ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qëndrim dhe duhet shmangur nga përdorimi? Së pari, të mos përdoren ato huazime që kanë hyrë gjatë këtij shekulli, kryesisht nga gjuhët neolatin e e që kanë përgjegjëset e tyre në shqipe. Kështu, pse të përdorën fjalët e huaja abnegacion kur kemi vetëmo­him, aboim, abonohem kur kemi pajtim, pajtohem; inspiroj, inspirim kur kemi frymëzoj, frymëzim; komplikim e komplikoj kur kemi ndërlikim e ndërlikoj; pri­oritet, turn, konditë e kondicionoj kur kemi përparësi, ndërresë, kusht e kushtë­zoj; distancoj, distancohem, distancim, i distancuar kur kemi largoj, largohem, largim, i larguar (veçoj, veçohem, veçim, i veçuar); identifikoj, identifikohet, identifikim, i identifikuar, kur kemi njëjtësoj, njëjtësohet, njëjtës im, i njëjtësim, i njëjtësuar; paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalë) kur në shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalë) e sa të tjera të kësaj natyre.

Një punë e madhe duhet bërë edhe për të nxjerrë jashtë dhe disa fjalë të huaja dialektore e krahinore që përdoren, p.sh. në zona të ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqisht ja); buonogracie, kopertë, shendilet (nga ita!.), kur pranë tyre kemi fjalët e bukura shqipe, përkatësisht ujit, moshatar, njeri, shenjë, mbajtëse perdesh, mbulesë, rrugicë etj. Në këtë mes duhet patur kujdes që fjalët e uaja të mos përdoren pa vend edhe në tabela ose emërtime të ndryshme. Psh. pse duhet të shkruajmë pasticeri (për ëmbëltore), berber (për floktore), saraç (për lëkurëpunues), sahatçi (për orëndreqës), teneqexhi (për teneqepunues), atrecaturë (për pjesë ndërrimi) etj.

Puna për pastë11inë e gjuhës duhet kuptuar si një detyrë e të gjithëve. Kjo bëhet duke pasur një bindje të thellë për vlerat e rëndësinë politike e kombëtare të kësaj veprimtarie. Brezave tanë u del si detyrë e rëndësishme që këtë gjuhë kaq të bukur ta pasurojnë pareshtur për ta ngritur në një shkallë edhe më të lartë.
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Krenare do jemi ne vendin tone, skllav jemi ne vend te huaj
stavri22
I porsarregjistruar
*

Karma: 0
Μηνύματα: 1


E-mail
« Απάντηση #7 στις: Οκτώβριος13, 2009, 05:08:12 μμ »

Prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte. Për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. “Pasurimi” i gjuhës shqipe në mediat. Nga Prof. Robert Shvarc...

Unë, që jam ulur t’i hedh në letër këto radhë, jam shumë i mllefosur. Jam i mllefosur, i mërzitur dhe me gjak të prishur, ndonëse këto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rënduar shëndetësore, sepse prej kohësh prisja që të binin kambanat e alarmit për këtë krim ndaj gjuhës sonë. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhësisë, nga katedrat filologjike të universiteteve tona të shumtë, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga mësuesit shembullorë dhe vetëmohues të gjuhës shqipe në shkollat e të gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranë dhe ende nuk po bien… Dhe, në qoftë se unë po i bie tani kësaj kambane, dëshiroj që zëri im të mos mbetet një zë në shkretëtirë. Mendoj se për këtë kam njëfarë të drejte, për një gjysmë shekulli kam dhënë ndihmesën time për gjuhën tonë amtare, e cila ishte dhe është dashuria ime më e flaktë. Pra, që të kthehem te thelbi i çështjes: A e ka dëgjuar ndonjëherë ky brez i ri i “njerëzve të penës”, se në vitin 1972 është mbajtur në Tiranë “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhës së njësuar letrare shqipe”, kongres në të cilin kanë marrë pjesë dhe e kanë miratuar edhe vëllezërit kosovarë, madje duke qenë nën thundrën e rëndë të serbëve?! Fakti që ata, ndoshta nuk kishin lindur ende në atë kohë, nuk do të thotë kurrësesi se historia e Shqipërisë fillon pas lindjes së tyre, nuk do të thotë kurrësesi që ata të lejohen të bëjnë diellin dhe shiun dhe të fshijnë, madje, veprën e lavdishme dhe plot sakrifica të Rilindasve tanë të mëdhenj dhe veprën e përkushtuar të një Kristoforidhi, Xhuvani, Çabej, Kostallari, Shuteriqi, Cipo, Dodbiba, Domi, Riza etj.etj.!

Në emër të cilit “mision iluminist” veprojnë kështu? Në emër të modernizmit, të snobizmit, të dritëshkurtësisë! Apo (siç dëgjojmë shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkëj mbajtur në epokën e PPSH dhe tani duhet të konsiderohet i paqenë, tani gjuha duhet t’u përshtatet kohërave moderne, duhet varrosur përgjithmonë parimi fonetik i shqiptimit të emrave, duhet të mos respektohet fare lakimi i emrave në rasat emërore, gjinore, kallëzore, dhanore etj., duhet të huazohen modelet e anglishtes apo të italishtes, sepse janë gjuhë më dinamike, më elastike, më praktike se ajo jona?! Me sa di unë, as Rilindasit tanë, patriotë të kulluar, as Naim Frashëri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Çabej, pra, e gjithë ajo plejadë që i vuri themelet e shëndosha gjuhës shqipe, nuk kanë qenë ndonjëherë “anëtarë të PPSH”. Atëherë, nga na vjen gjithë kjo përbuzje dhe gjithë ky nënvleftësim për veprën e tyre të lavdishme?

Duket sikur dikush aty në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka marrë përsipër atributet e Institutit të Gjuhësisë. Këtë e them, ngaqë po vë re përditë se të gjitha buletinet e lajmeve që kjo Agjenci u shpërndan mediave të shkruara dhe elektronike, përmbajnë të njëjtat gabime të rënda gjuhësore, dhe ato lajme fliten nga spikeret ose shkruhen nga gazetarët papagallçe, pa marrë as mundimin më të vogël të reflektojnë për ato gabime të panumërta, duke të krijuar kështu përshtypjen sikur janë njerëz me katër klasë fillore - gjë që nuk është e mundur! Në qoftë se ky dikushi në ATSH apo në cilindo gazetë ose stacion televiziv, i urdhëron punonjësit e vet: “Do të bëni siç ju them unë!”, atëherë do të ishte e udhës që këta njerëz me kaq shumë “pushtet” t’i anullonin zyrtarisht vendimet e “Kongresit të drejtshkrimit dhe të gjuhës së njësuar letrare shqipe të vitit 1972 dhe të mbanin një kongres tjetër, në të cilin t’ia argumentonin popullit shqiptar “shpikjet” e tyre të fundit dhe përse donin t’ia vinin kazmën gjuhës sonë të trashëguar e të kristalizuar brez pas brezi.

Për të mos e zgjatur së tepërmi (sepse materiali është shumë, shumë i bollshëm), dëshiroj të jap vetëm disa shembuj të masakrimit të gjuhës sonë. Ata, ndoshta, janë vetëm disa pika në detin e paanë të marrëzisë së përditshme në mediat * * *

Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq: DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADEN (dhe jo: NJË GRUSHT i RËNDË PËR BIN LADENIN); PAUELL DO TË TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TË TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund të vazhdoja me qindra e qindra shembuj të tjerë, por besoj që edhe me kaq kuptohet se ç’dua të them. Pra, sipas kësaj logjike brilante, gjoja për hir të ruajtjes së origjinalitetit të emrave, na u dashka të themi e të shkruajmë, për shembull: KAM NJË TAKIM ME SKËNDER (dhe jo: KAM NJË TAKIM ME SKËNDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANËN)! Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARË NDIEJ PËR TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PËR DARKË? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes. Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit MOMENTI (në vend të: ÇAST); EVENIMENT (në vend të: NGJARJE); GJENERATË (në vend të: BREZ); AGRAVIM (në vend të: RËNDIM); APERTURË (në vend të: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, i pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”.

Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”. Shikojini veprat e Kadaresë apo të prof. Qoses! Shikojini përkthimet letrare nga autorë të shquar të të gjithë shekujve! Mos, vallë, duhet të kërkojmë nga Kadareja që të heqë dorë nga gjuha e tij e kulluar dhe e pasur letrare dhe të shkruajë vetëm në dialektin gjirokastrit?! Apo prof.Qoses të shkruajë në dialektet e katundeve kosovare?! Shtetet e mëdhenj mund të kenë me dhjetëra e dhjetëra dialekte, por kur vjen puna për gjuhën zyrtare, përdorin vetëm një gjuhë të njësuar. Atje, çdo fëmijë i fillores e di fort mirë se ku duhet ta verë edhe presjen, pale t’i lejohet të bëjë gabime trashanike gramatikore…. Shqiptarët pak se i ka zënë e keqja e madhe që fëmijët e tyre të shpërndarë nëpër botë, të moshës shkollore apo të porsalindur, nuk do ta mësojnë ndoshta kurrë gjuhën amtare – por tani i kërcënon edhe rreziku që, në vetë vendin e tyre, të flasin një gjuhë të bastarduar! * * *

Së fundi desha të theksoj që, edhe nëse gjuhëtarët tanë të shquar nuk janë në mes nesh, nxënësit e tyre të denjë janë ende gjallë. Prandaj dëshiroj t’u drejtoj një apel të gjithë mësuesve të të gjitha kategorive të shkollave, të gjithë trupit pedagogjik të universiteteve tona, Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës që të japin kushtrimin dhe të mos e lejojnë më tej masakrimin e gjuhës shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se ky masakrim të sjellë me vetë pasoja të paparashikueshme! Në qoftë nevoja, mund t’i drejtohet një peticion edhe Presidentit të Republikës apo Kryeministrit për ndërmarrjen e sanksioneve – sepse, fatkeqësisht, në këtë vend të bekuar, ku demokracinë ende e ngatërrojnë me anarshinë totale, vetëm gjobat i sjellin në vete disa kokëbetonë, që më kujtojnë tri vargjet e paharruara të Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda të shpëtoj,/ Me gjakun tim ushqeva çimkat,/ Por kokën ma hëngrën mediokrët!
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε
Σελίδες: [1]   Πάνω
  Εκτύπωση  
 
Μεταπήδηση σε:  

Powered by MySQL Powered by PHP Powered by SMF 1.1.15 :: Web Hosting by SiteGround :: SMF © 2006-2009, Simple Machines
SMFAds for Free Forums
Έγκυρη XHTML 1.0! Έγκυρα CSS!