Forumi i Shqiptarve ne Greqi |Το φορούμ των Αλβανών που μενούν στην Ελλάδα
Απρίλιος16, 2014, 08:32:31 μμ *
Καλώς ορίσατε, Επισκέπτης. Παρακαλούμε συνδεθείτε ή εγγραφείτε.

Σύνδεση με όνομα, κωδικό και διάρκεια σύνδεσης
Νέα: Rinia Shqiptare Ne Greqi

http://www.facebook.com/albanikineolaia
 
   Αρχική   Βοήθεια Αναζήτηση Σύνδεση Εγγραφή  
Del.icio.us Digg FURL FaceBook Stumble Upon Reddit SlashDot

Σελίδες: [1] 2 3 ... 5   Κάτω
  Εκτύπωση  
Αποστολέας Θέμα: Poezite qe ju pelqejne nga autore te huaj  (Αναγνώστηκε 21475 φορές)
0 μέλη και 1 επισκέπτης διαβάζουν αυτό το θέμα.
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« στις: Οκτώβριος04, 2008, 06:13:37 μμ »

      Parisi naten


   Tri shkrepse te ndezura ,
   nje nga nje ne erresire...
   E para per te pare
   fytyren tende,
   E dyta per te pare
   syte e tu,
   E fundit per te pare
   gojen tende...
   Dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
   duke te te shtrenguar ne krahet e mi...!

                                  Jacques Prevert


    Dhe zoti me beri femer



   Dhe Zoti me beri femer,
   me floke te gjata,
   sy,
   hunde dhe goje femre.
   Me linja
   dhe kurba
   dhe valezime te buta
   dhe me germoi brenda,
   me beri nje prerje te qenieve njerezore.
   Endi me delikatese nervat e mia
   dhe i balancoi me kujdes
   numrin e hormoneve te mia.
   Kompozoi gjakun tim
   dhe me injektoi me te
   qe te vadiste
   te gjithe trupin tim ;
   linden keshtu idete ,
   endrrat
   instiktet.
   Te gjitha qe krijoi butesisht
   gdhendur me fryme
   dhe zhbiruar me dashuri,
   jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
   per te cilat zgjohem krenare
   çdo mengjes
   dhe bekoj seksin tim.

                                 Gioconda Belli
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #1 στις: Οκτώβριος04, 2008, 06:19:34 μμ »

   Boje dhe gjak


   E bëj jetën time natë pas nate një grumbull plehrash.
   E bëj jetën time një kronikë të mjegullt.
   E bëj natën time një kryqëzim fantazmash.
   E bëj gjakun tim një lumë të gjatë
   që rreh në tëmthat e mi.
   E bëj frikën time një zog bardh e zi
   E bëj një zog të ngordhur, të kalbur,
   fëmijën që do të kisha mundur të jem.
   E bëj fëmijën një zjarr të çmendur, një pirg hiri.
   E bëj vdekjen time të ardhshme një gosti gjarpërinjsh.
   E bëj një gjarpër litar për të varur veten.
   E bëj një heshtje të gjatë, të thellë, testamentin
   e gjithçkaje që qe shkatërrim, tmerr, mërzi,
   ndarje dhe çirrje të pafundme.
   Urinoj bojë dhe gjak.
   Urinoj bojë dhe gjak.
   Këndoj mbi turrën e ndëshkimeve.
 
                                Andre Laude
Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #2 στις: Οκτώβριος04, 2008, 11:35:23 μμ »

      Annabel Li                    
          Edgar Allen Poe      shqiperuar nga Fan. S .Noli   


    Ka shume e shume vjet
    Ne nje vent afer ne det,
    Ish nje vajze qe mundni ta njini tani
    Nene emerin Annabel Li;
    Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte
    Vec ta deshja sikunder me desh.

    Isha i vogel dhe ish e vogel ne vjet
    N’ ate vent afer ne det;
    Po duheshim me teper se me dashuri
    Une dhe im Annabel Li;
    Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi
    Qe te dyve na kishin zili.

    Andaj, tani e shume vjet,
    Tek ky vent afer ne det,
    Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
    Te bukuren Annabel Li;
    Edhe motrat e saj engjellesha
    Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,
    Dhe keshtu me la shendet
    Nga ky vent afer ne det.

    Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri
    Qe te dyve na mbanin meri.
    Po perandaj, sic e dini vertet,
    Tek ky vent afer ne det
    Fryri veriu nje nat’ e ma ngriu
    E ma vrau tim Annabel Li.
 
    Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,
   S’e ka patur as plak as i ri,
   As i marr’ as i urte njeri
   Dhe as Engjejt e qiellit ne ere,
   As demonet perposh ne sketerre;
   Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
   I se bukures Annabel Li.
 
   Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit
   Per te bukuren Annabel Li;
   Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
   Te se bukures Annabel Li;
   Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,
   Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
   Permi varrin ku deti bucet,
   I rri prane mi varrin ne det.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #3 στις: Οκτώβριος05, 2008, 07:00:58 πμ »

     Ne mundesh...
             Roland Kipling-cmimi Nobel


   
   Në mundesh të ruash arsyen
   Kur bota e humbet fillin
   E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
   Sa here për ty dyshojne, e s’të përfillin
   Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

   Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur
   E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh
   Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
   Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

   Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim
   Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh
   E të trajtosh njëlloj e pa dallim
   Ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

   Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
   Në kurthe për trutharet, kopuket do t’i kthejnë,
   Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh
   Me vegla pune që nuk vlejnë!
 
   Në mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh
   Si në kumar, në një të vetme lojë
   Të rrezikosh, të humbesh, e prapë te fillosh
   Dhe humbjet kurrë të mos i zesh me gojë!

   Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër
   Të të shërbejne edhe kur gjithçka të duket e kotë
   E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,
   Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.

   Në mundesh të flasësh me maskarenjtë
   Por nderin tënd ta ruash
   E të ecesh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon
   Nëse armiku ose miku s’të bëjne dot të vuash
   Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.

   Në mundesh të mbushësh ti minutat,
   Aq të rënda, me vepra që peshojnë,
   Dije, dhe mos ki asnjë dyshim
   E jotja do jetë bota me ç’ka brenda
   Dhe burrë do jesh, o biri im….

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #4 στις: Οκτώβριος05, 2008, 07:03:16 πμ »

         Trishtimi
              Khalil Gibran


   Pyes trishtimin dhe zbuloj
   Se nuk e ka dhuntinë e fjalës
   E megjithatë po të mundte
   Jam i bindur që do të shqiptonte
   Një fjalë më të ëmbël se gëzimi
   Të kthehesh fëmijë
   Gjërat që fëmijët duan
   Mbeten në mbretërinë e zemrës
   Deri në plakje
   Gjëja më e bukur e jetës
   Është se shpirti ynë
   Ndal fluturimin
   Në vëndet ku njëherë një kohë luanim

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #5 στις: Οκτώβριος05, 2008, 05:19:41 μμ »

    Dashuria, mosperfillja dhe shpresa
                  Guillaume Apollinaire



   Te rroka ne kraharor si nje pellumbeshe qe nje vajze e vogel
   padashur ja ze frymen,
   te rroka me tere bukurine tende
   me te pasur se tere shtresat me ar te Kalifornise
   ne kohen e dyndjes drejt arit.
   lakmine time epshore e mbusha me buzeqeshjen tende.
   me veshtrimet e tua, me fergellimat e tua.
   edhe vete krenarine tende e pata ne dore,
   kur te mbaja perkulur te pushtoja me sa fuqi qe kisha,
   e te zoteroja.
   Kujtova se gjithe kesaj ja arrita , por kjo qe vetem nje mburrje,
   dhe i ngjaj Iksionit pasi beri dashuri me fantazmen prej resha
   e cila kish marre trajten e asaj qe quhej Hera
   e Junona e padukshme.
   po kush mund t'i shtjere ne dore, kush mund ti kape rete?
   kush mund ta mbertheje nje mirazh? mashtrohet
   ai qe beson se i mbush krahet me kalteri qiellore!
   kujtova se rroka tere bukurine tende
   dhe vetem trupin tend mbajta ne krahe
   anjmé trupi nuk eshte i perjetshem
   trupi mund te te jape kenaqesi por jo dashuri.
   dhe tani me kot rrekem te perqafoj shpirtin tend
   me iken ai me iken gjithkah si nje lemsh bollash
   qe shpeshtillet.
   dhe krahet e tu te bukur ne horizontin e larget
   jane gjarperinj ngjyre agsholi,
   qe mblidhen kutullaç ne shenje lamtumire.
   jam i turbulluar e i trullosur e ndjej veten te lodhur,
   nga kjo dashuri qe ti s'e perfill.
   me vjen turp per kete dashuri qe ti e perbuz kaq shume,
   trupi nuk ben pune pa shpirtin
   e si mund te shpresoja te takoja trupin tend te pakmeparshem
   kur shpirti yt ishte larg meje?
   dhe trupi e takoi shpirtin ,
   siç bejne te gjithe trupat e gjalle
   o ti qe u bere e imja veç e vdekur!
   .....
   pavaresisht nga gjithe c'ndodhi , teksa here pas here
   veshtroja larg a mos po vjen oficeri i porstes
   teksa pres si nje endje te ladhe letren tende te perditshme
   si kaproll me hidhet zemra kur shoh postierin qe vjen
   dhe atehere perfytyroj gjera te pamundshme
   meqe zemra jote nuk eshte prane meje,
   dhe atehere perfytyroj se do hipim ne anije te dy,
   krejt te vetem, ndoshta tre, dhe sa te jete jeta
   askush s'do te marre vesh gje per udhetimin tone
   te shume pritur, jo kah asgjeja,
   por kah nje tjeter bote e pergjithmone.
   ne ate det edhe me te kalter, me te kalter
   se tere kalteria e botes.
   ne ate det ku askurre s'do degjohej thirrja : " toke! "
   Per bukurine tende qe me rri be sy kenget e mia
   me te kulluara se fjalet
   do te ngriheshin lart edhe me te lira se tallazet.
   Amos eshte teper vone zemra ime
   per kete udhetim te mistershem?
   Na pret lundra, imagjinata jone
   ne qofshin takuar shpirtrat
   edhe realiteti do te na takoje nje dite....
   ...per kete shtegetari tejet te bukur...

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #6 στις: Οκτώβριος05, 2008, 05:39:54 μμ »

        Rrefim
            Sharles Bealudair             Les Fleurs Du Mal



   Nje here te vetme , grua gjer ne pergjerim,
   krahun mni tendin pata hedhur,
   ( e ende ne thellesine e nxirrosur te shpirtin tim
   kujtimi seshte zverdhur).

   Ishte shume vone, si medalje e sapodhuruar
   hena e plote shndriste,
   solemniteti i nates , si nje lume kish vershuar,
   mbi parisin qe dremiste.

   Ndan mureve , bri portave ne erresire te futura,
   tinezisht macet kalonin,
   veshet e ndrehur , megjithate , si hije te bukura
   ngadale na shoqeronin.
   papritur , cliruar ne mes te nje intimeteti te lire,
   ne te zbehten kthjelltesi,
   prej teje, violine kumbuese, qe vibron ze lire,
   e shkelqen vec ciltersi,

   Prej tehe , fanfare e hareshme, e qarte, harmonjoze,
   ne te mengjesit drite,
   shpetoi nje note vajtonjese, nje note tekanjoze,
   qe me eren u puhit.

   Si ai femija i imet , i trishte, ishemtuar, i dreqosur,
   qe prinderit me qellim,
   per turp te njerezve e mbanin te syrghynosur,
   fshehur ne nje kantine.

   Engjell i mjere, kendonte nota me nje ze te vajtuar
   ketu poshte ska siguri,
   egoizmi njerezor , edhe pse kujdeset per tu grimuar,
   tradhetohet nga krenaria e tij.

   Eshte i veshtire zanati per te qene nje grua e bukur,
   dhe puna aq e peshtire
   e nje balerine te cmendur , mes kallkanit diku te strukur,
   qe buzeqesh si per meshire.

   Te ngresh dicka mbi zemra eshte e kote , dashuri, bukuri,
   gjithshka behet shosh,
   gjer kur harrimi per ti shpene ne perjetesi
   i hedh ne te tijin kosh.

   Shpesh e kam sjelle nder mend ate hene te ndritur,
   ate heshtje, ate ligeshtim,
   bashke me ate rrefim te tmerrshem peshperitur
   zemres me besim.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #7 στις: Οκτώβριος05, 2008, 06:43:14 μμ »

       Nese do te me duash...
            Elisabet Brauning



   Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
   veç per dashuri.
   Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen,
   per veshtrimin, per sjelljen delikate,
   per mendimet qe perputhen e qe nje dite
   me kthjelluan.
   Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
   ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
   Mos me duaj per meshiren
   qe than faqet e mia.
   Harro lotet qe te dhane kenaqesi
   dhe humb keshtu dashurine.
   Duame vetem per hir te dashurise
   se dashurise,
   qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #8 στις: Οκτώβριος05, 2008, 06:48:16 μμ »

      Ka mbremje
         Albert Samen


   Ka mbremje kur dhe lulet me shpirt me duken mua,
   Kur endet nje si ndjenje pendimi ne ajri
   Kur zemra me e fshehte, e mbyllur me nuk rri
   Po psheretin e shkrihet me mall e dashuri.
   Ka mbremje kur dhe lulet me shpirt me duken mua
   E ne ato mbremje jam i dhemshur si nje grua.

   Mengjese ka te qarta, me trendafila veshur
   Kur shpirti gurgullon si ujrat tatepjete,
   Kur, qielli kumbues Pashke- jehon dhe zemra vete,
   Kur mishi eshte pa njolle,ndergjegja pa te mete.
   Mengjese ka te qarta, me trendafile veshur
   Ne ato mengjese jam si nje femije i qeshur.

   Ka dite gjithe zymti, kur jeta s'vlen aspak
   Kur zemra, mijera vjeç e vjeter, sa s'pushon,
   Kur pluhuri harreses te shkuaren mbulon
   Kur zbehet gjithçka e shuhet e mbaron.
   Ka dite gjithe zymti, ku jeta s'vlen aspak,
   E ne ato dite jam i kerrusur si nje plak.

   Ka nete kur dyshimi dhe ankthi na cfilit
   Kur shpirti, duke zbritur spiralen gjer ne fund,
   I zbehte, pezull mbi te tmerrshmin pafund,
   Ndien eren e humneres qe hapet gjithkund.
   Ka nete kur dyshimi dhe ankthi na cfilit
   Dhe ne ato nete jam ne terr si nje mehit.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #9 στις: Οκτώβριος05, 2008, 06:54:38 μμ »

        Balada e te deshperuarit
                Henri Murger


   -Kush po troket aty ne dere?
   -Hape jam une -Kush je ti?
   Ne mes te nates, Zot i ndjere,
   S'e kam zakon te qas njeri.

   -Hape!-Kush je?-Bore e acar!
   -Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt!
   -Me thuaj emrin!-Si ne varr
   kallkan jam bere e ngrire krejt.

   Me rane kembet gjithandej,
   Ec edhe ec e mos qendro
   Ne kend te vatres me jep leje
   Te ulem pak,-Akoma jo!

   Si ta thone emrin?-Jam Lavdia
   Qe shpie ne pavdekesi
   -Shko tutje, moj hije mavria!
   -Te lutem merrme ne shtepi!

   Jam Dashuria dhe Rinia
   Dy cilesi te Zotit vete
   -Shko n'udhen tende! Me la vete
   mikesha, e me mbuloi zia.

   Jam Poezia e jam Arti,
   Me ndjekin hape!-S'te pranoj
   S'ndjej frymezim me prej se larti,
   As emrin mikes s'ja kujtoj.

   Jam Kamja, hape deren tende
   Kam xhevahire e pare plot,
   Te kthej mikeshen qe permende...
   -Po dashurine a ma kthen dot?

   Une jam Pushteti! te kam prure
   Ty spektrin!-E ç'rendesi ka?
   A mund t'i ngjallesh dot ata
   Qe iken e me s'kthehen kurre?
 
   Po qe se ti deren ja çel
   Vetem atij qe emrin thote,
   Jam Vdekja, hape, po te sjell
   Balsam per ç'do lengim ne bote.

   Mund te degjosh ne timin brez
   Si tringellijne me ze kobi
   Çelesat e varreve te zes,
   ku dergjet e kalbet robi.

   -Urdhero brenda, o e huaj
   Pa mish ne trup, pa pike gjak.
   Urdhero brenda e mos druaj,
   se po te pret nje varfanjak.

   Hyre! Jam lodhur nga kjo jete
   pa shprese dhe pa ngushellim
   doja te vdes me te vertete
   Po nuk merrja dot guxim.
 
   Urdhero brenda, o mike e mire,
   Dhe ha e pi ç'te deshirosh
   E si te ç'lodhesh ndaj te gdhire
   me merr dhe mua kur te shkosh

   Te prisja, do te ndjek pa droje
   ku te me shpiesh do te vij,
   Por lere qenin tim te rroje,
   Se, te me qaje, s'kam njeri...

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #10 στις: Οκτώβριος15, 2008, 06:06:26 πμ »

       Trishtim

         Herman Hesse




Ç'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.

Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #11 στις: Οκτώβριος15, 2008, 06:07:56 πμ »

        Mosbesim

  K.Traboini



Më the një herë "nuk të besoj"
ndaj mbeta keq me shpirt të vrarë
kërkova natën nëpër qiej
të solla yjtë si deshmitarë!

Dhe prap s'u binde se të dua
ndaj mora udhët nëpër botë
kur ti nder ëndrra fluturoje
të solla hënën në një shportë!

Ti prap e prap me mosbesim
kërkoje të tjerë dëshmitarë
i mora galaktitës Diellin
dhe ta përplasa në dritare!

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #12 στις: Οκτώβριος15, 2008, 06:09:12 πμ »

         Sepse te dua

              Herman Hesse



Sepse të dua, i egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s'më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.

Me mua ësht' e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t'i shkojë.
Prej dashuris' sime përvëlimtare
S'ka engjëll që mund të të çlirojë.

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #13 στις: Οκτώβριος15, 2008, 06:38:02 πμ »

      Balada e Morrisonit

          Jim Morrison



Errësirë. Natë
Po digjem që t’ju ndrit
T’ju shihni njëri-tjetrit pak fytyrat
T’u shquani sendeve më mirë ngjyrat
Se bota është e vogël
Dhe jeta është e gjatë

Errësirë. Natë
E dashur,
Po digjem pambarim
Sa të jetojnë peshqit… detet… dheu
Akujt milionavjeçarë të Antarktidës
Do digjem ti tregoj ndërgjegjen Amerikës.

E dashur, çome lart posi pishtar
Të lutem, ngremë ti kështu
Përmbi çdo grataçiel!
Po digjem unë – një…
Tek djegin mijëra nxënës në Vietnam
Ku flaka shkon në qiell.

E dashur, a më njeh?
Jam Morrisoni yt…
Po Morrisoni jam.

Më shpjer ti gjithkund!
Në Majami dhe në Alaska.
Futmë kështu siç jam
Urë në flakë
Galeritë e thella në Nevada
Ku lozin me kërpudha Xhonsonët
maskeradë

Jam një kamin i ndezur
Por ti prej frikës mos m’u zbeh
Ty, jo … s’do të përzhit aspak
Digjem veç ti tregoj ndërgjegjen
Amerikës

Të lutem ngremë sa më lart.


E dashur!
Kur të më djegë zjarri sytë
Ti do të zbulosh sa bukur ndritin
yjtë


E dashur!
Kur të bëhem hi dhe pluhur
Ti do ta ndjesh me ç’mall të paskam
puthur

E dashur!
Kur të mos ma dëgjosh më zënë
Ti do ta shohësh sa njeri… kam
qënë.


Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
blerina
Heroi Forumi
*****

Karma: 20
Φύλο: Γυναίκα
Μηνύματα: 7081



E-mail
« Απάντηση #14 στις: Οκτώβριος15, 2008, 04:41:58 μμ »

          Muza

        Alfred De Mousset



Malli i saj shkoi si nje enderr e marre,
plagen tende e pa,po s'munde te jetosh,
Gjithe ata lote,besome,nuk qene genjeshtare,
Dhe sikur t'ishin,
falja,
Ti di te dashurosh!

Αναφορά στον συντονιστή   Καταγράφηκε

Preferoj te digjem shpejt, sesa te shuhem ngadale!
Σελίδες: [1] 2 3 ... 5   Πάνω
  Εκτύπωση  
 
Μεταπήδηση σε:  

Powered by MySQL Powered by PHP Powered by SMF 1.1.15 :: Web Hosting by SiteGround :: SMF © 2006-2009, Simple Machines
SMFAds for Free Forums
Έγκυρη XHTML 1.0! Έγκυρα CSS!