Video: Restoranti i shqiptarit nga Tetova, më i miri në botë!

Αξιολόγηση Χρήστη: / 9
ΧείριστοΆριστο 

  Noma në Danimarkë është sërish restoranti më i mirë në botë. Vlerësimin pronarit shqiptar të tij, Rene Rexhepi, ia jep sërish revista britanike Restaurant, që shpallë 50 më të mirët e botës.

“Ka qenë një vit i madhërishëm për Nomën dhe kryekuzhinieri i saj, Rene Rexhepi është bërë sinonim i ‘gjeneratës së re’ të kuzhinës globale: një parahyrje për darkë interesante”, ka thënë një zëdhënës i Restaurant Magazine.

“Nuk dua të jem njeri i një suksesi të vetëm. Nuk është keq kështu”, ka thënë Rexhepi pak ditë para se restoranti i tij të ri-konfirmohej për më të mirin në botë.

Babai i Rexhepit është shqiptar nga Maqedonia, kurse nëna e tij është daneze. Në këtë prezantim për TED, Rexhepi shpjegon suksesin me restorantin në Kopenhagë.

Video është në anglisht.

 

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.

Video: Restoranti i shqiptarit nga Tetova, më i miri në botë!