Do të përshkruajë me not drejtpërdrejt në Facebook 8800 kilometrat që ndajnë Japoninë nga SHBA.
Ndërmarrja është nga ato të pamundurat, por Benoit Lacomte notari 44 vjeçar që jeton në Dallas, edhe në të shkuarën ka habitur botën. Në 1998 francezi, i diplomuar në arkitekturë, u bë njeriu i parë që përshkroi Atlantikun duke kaluar në 73 ditë më shumë se 5500 kilometra që ndajnë Cape Cod në Massachusetts nga Quiberon në Francë. Në pranverë do të provojë të hyjë në rekordet Guinness dhe kalimi i Oqeanit do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga rrjeti social më popullor./ballkanweb.com


