"Funerali i Greqisë" është zhvilluar në Maqedoni

Αξιολόγηση Χρήστη: / 1
ΧείριστοΆριστο 

Me shpalljen e "vdekjes" së Greqisë dhe “funeralin" e saj, i kanë festuar maqedonasit këtë vit karnavalet.


Kështu u kryen festimet me rastin e Vitit të ri, sipas Kalendarit Julian, në komunen Vevtsani, në Maqedoni.

Me arkivol, me shpallje vdekjeje, me kryq dhe prift, pjesëmarrësit në festë kanë kryer ritet e një funerali të vërtetë.

Në shpalljen e vdekjes thuhej: "Lajm i mirë! Papritur, pas një kohe të gjatë vuajtjeje, fqinji ynë i dashur,  ish provinca turke, Greqia, na la në moshën 181-vjeçare. 1830 (Protokolli i Londrës) - 2011 (Vendimi i Hagës).

Një arkivol i improvizuar (i Greqisë së “vdekur”) u dogj së bashku me flamurin grek, me të cilin ishte mbështjellë, ndërsa “vajtuesit” në këtë funeral mbanin në duar flamuj të BE, amerikanë, rusë, serbë etj.

Ngjarja është pasqyruar me shqetësim në gjithë shtypin grek, që e ka cilësuar këtë si një provokim të ri të fqinjëve, duke vënë theksin te fakti që jo vetëm shpallet vdekja e Greqisë, por për më tepër, digjet flamuri i saj.

Pasqyrim të gjerë ngjarja, ka gjetur gjithashtu edhe në shtypin vendas.

"Karnavale te çmendura. Vevtsani zhvillon funeralin e Greqisë para 10 000 vizitorëve," shkroi gazeta Ntnevnik, në faqen e parë të saj, ndërsa Alfa TV tha se "pjesëmarrësit në karnavalet e Vevtsanit, duke mbajtur flamurin e Maqedonisë ne duar, varrosën Greqinë, dhe lexuan shpalljen e funeralit."

Karnavalet në Vevtsani mbahen çdo vit më 13 dhe 14 janar, dhe organizatorët vënë një theks të veçantë në satirën politike.

Incidenti ndodhi vetëm pak përpara negociatave që do të fillojnë sot mes dy vendeve në Nju Jork, për cështjen e emrit të Maqedonisë.

 

marrë nga ballkanweb.com